• e enjte, 26 dhjetor 2024

Delegacion i Azerbajxhanit nga Nagorno Karabahu ka mbërritur për bisedime në Azerbajxhan

Delegacion i Azerbajxhanit nga Nagorno Karabahu ka mbërritur për bisedime në Azerbajxhan

Baku, 21 shtator 2023 (MIA) - Një delegacion i separatistëve armenë nga Nagorno-Karabahu ka mbërritur mëngjesin e sotëm në qytetin szerbajxhanas, Jevlah për negociata me Azerbajxhanin për riintegrimin e këtij territori, raportojnë mediat azerbajxhanase.

Bisedimet janë paralajmëruar dje pasi një operacion i shpejtë ushtarak në Baku i detyroi separatistët të dorëzoheshin.

Rajoni malor i Nagorno-Karahakut dhe disa territore përreth kanë qenë nën kontrollin armen që nga përfundimi i luftës separatiste në vitin 1994, por Azerbajxhani i rimori ato territore në një luftë gjashtëjavore në vitin 2020.

Lufta përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia dhe që atëherë një kontigjent paqeruajtësësh rusë ka qenë në Nagorno-Karabah.

Megjithatë, Azerbajxhani pretendon se që nga armëpushimi, Armenia ka kontrabanduar armë në zonë. Për shkak të këtyre pretendimeve, e vetmja rrugë që lidh Nagorno-Karabahun me Armeninë është bllokuar, duke shkaktuar mungesë ushqimi dhe ilaçesh në atë rajon. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR