• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deklaratë solemne e prokurorit publik Lupço Kocevski në Kuvend - transparenca është parim bazë në programin

Deklaratë solemne e prokurorit publik Lupço Kocevski në Kuvend - transparenca është parim bazë në programin

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Të jesh prokuror publik shtetëror është punë e vështirë dhe e përgjegjshme, e cila përballet me shumë sfida, por vlerësoj se me përvojen dhe njohuritë e mia shumëvjeçare mund të përgjigjem për pozitën që do ta kryeja, deklaroi sot prokurori i ri publik shtetëror Lupço Kocevski, menjëherë pas deklaratës solemne para kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitrevski.

Transparenca është një nga parimet themelore në programin e dorëzuar para deputetëve dhe opinionit, thotë Kocevski, sepse siç tha ai, transparenca do të nxisë llogaridhënien, përgjegjësinë, efikasitetin tek vetë prokurorët dhe e gjithë kjo do të rrisë besimin e opinionit.

"Prokuroria Publike duhet të jetë organi i vetëm që do të luftojë korrupsionin dhe vlerësoj se këtë që e premtoj do ta realizoj. Për sa i përket transparencës, këtu para mediave deklaroj se unë dhe Prokuroria do të jemi të hapur për opinionin dhe do të jemi në dispozicion në çdo kohë për informacione që janë në interes të opinionit", tha Kocevski.

Theksoi se nuk do të hyjë në detaje për raste të caktuara, por theksoi se Prokuroria do të hapë lëndë për të gjitha kallëzimet e dorëzuar dhe nuk do të ketë përzgjedhje selektive në ndjekjen e autorëve të veprave penale.

Kuvendi pardje unanimisht me 62 vota "pro" ka zgjedhur Kocevskin për prokuror të ri publik shtetëror.

Kocevski është propozuar si kandidat i vetëm për prokuror publik shtetëror pasi prokurorja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i prokurorëve publikë, ndërsa për prokuroren Fatime Fetai Këshilli Gjyqësor nuk ka diskutuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të dorëzuar.

Kocevski është një ish-avokat, i cili është zgjedhur prokuror i lartë publik në Gostivar në vitin 2008. Nga janari i vitit 2022, ai është zgjedhur prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës, në mesin e dhjetë prokurorëve të këtij institucioni. Ka qenë pjesë e Bordit Drejtues të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë, si dhe anëtar i komisionit disiplinor në Prokurorinë Publike.

Prokurori i mëparshëm shtetëror, Lubomir Joveski, u emërua më 25 dhjetor 2017 dhe u pasua nga Marko Zvërlevski, i cili u shkarkua në gusht të po atij viti. Aktualisht, u.d. prokurore e Republikës në vend të Lubomir Joveskit është prokurorja Sonja Simovska. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR