• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deklaratë e përbashkët e pjesëmarrësve të Samitit të parë parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë

Deklaratë e përbashkët e pjesëmarrësve të Samitit të parë parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë
Shkup, 25 tetor 2022 Pas themelimit të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, në samitin e inaugurimit më 23 gusht 2021, si edhe mbajtjen e samitit të saj të dytë më 23 gusht 2022, përfaqësuesit e parlamenteve nacionale dhe asambleve nacionale të organizatave ndërkombëtare që marrin pjesë në Platformën ndërkombëtare të Krimesë (më tutje në tekst: Pjesëmarrësit) u tubuan në Zagreb, Kroaci më 25 tetor 2022 për të mbajtur Samitin e parë parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimeas, mikpritës i përbashkët i të cilit janë Republika e Kroacisë dh Ukraina. Duke e konfirmuar zotimin e pjesëmarrësve ndaj sovranitetit, pavarësisë, unitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, Duke e përsëritur mosnjohjen e pjesëmarrësve dhe dënimin e vazhdueshëm të okupimit të përkohshëm dhe anektimit jolegal të Republikës Autonome të Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit, si edhe të gjitha territoret tjera të pushtuara të Ukrainës, siç janë territoret Luganjsk, Donjeck, rajonet Zaporozhje dhe Herson, që paraqet sfidë të drejtpërdrejtë për sigurinë ndërkombëtare me implikime serioze për rendin ndërkombëtar juridik, Duke rikujtuar dispozitat e Deklaratës së përbashkët për Platformën ndërkombëtare të Krimesë, të miratuar në Kiev më 23 gusht 2021 dhe Deklaratën e përbashkët të pjesëmarrësve të Platformës ndërkombëtare të Krimesë në samitin e dytë të mbajtur më 23 gusht 2022, Duke e pasur parasysh rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara A/RES/68/262 “Integriteti territorial i Ukrainës” dhe rezolutat e njëpasnjëshme për ”Gjendjen me të drejtat e njeriut në Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit, Ukrainë” dhe për “Problemin me militarizimin e Republikës Autonome të Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit, Ukrainë, si edhe pjesëve të Detit të Zi dhe Detit Azov”, Duke i rikujtuar Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara A/RES/ES-11/1 „Agresioni kundër Ukrainës“, e miratuar më 2 mars 2022, A/RES/ES-11/2 „Pasojat humanitare nga agresioni kundër Ukrainës“, e miratuar më 24 mars 2022 dhe A/RES/ES-11/4 „Integriteti territorial i Ukrainës: mbrojtja e parimeve të Kartës së KB-se” e miratuar më 12 tetor 2022, Duke kuptuar se për shkak të mosrespektimit shumëvjeçar të të drejtës ndërkombëtare nga ana e Federatës Ruse, rruga kah vënia e fundit ndaj arbitraritetit, çlirimit të aktivistëve politikë nga burgjet, parandalimit të krimeve të reja kundër njerëzimit dhe abuzimeve të vrazhda mbi popullsinë ukrainas, sidomos tatarëve të Krimeas, çon përmes de-okupimit të Krimeas dhe pjesëve tjera të territorit të Ukrainës, Duke kërkuar që Federata Ruse të revokojë vendimin e vet të emërtojë Mexhlisin Tatar dhe të Krimeas si organizatë ekstremiste dhe duke apeluar t’ia kthejë të drejtat e tij dhe të lejojë që liderët e tij përsëri të hyjnë në Krimea, Duke e njohur rolin thelbësor të gazetarëve, aktivistëve, mbrojtësve të drejtave të njeriut dhe organizatave joqeveritare (OJQ) në dokumentimin dhe zbulimin e cenimeve dhe abuzimeve të drejtave të njeriut dhe shmangia e sanksioneve, Duke e njohur vendin qendror të vendosjes së Samitit të parë parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimeas në Asociacionin Ndërkombëtar të krijuar në Verkhovna Radën e Ukrainës në dhjetor të vitit 2022, që ka për qëllim të promovojë bashkëpunim aktiv për çështjet nga fusha e Platformës Ndërkombëtare të Krimeas në suazat e asambleve parlamentare të organizatave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe me Pjesëmarrësit, Duke i përshëndetur përpjekjet e vendeve individuale dhe organizatave ndërkombëtare për formimin e Grupit të Mbështetjes së Platformës së Krimeas në trupat e tyre parlamentare, Duke konkluduar se formimi i Grupeve të Mbështetjes së Platformës së Krimeas në parlamentet e pjesëmarrësve mund të jetë lëndë e diskutimeve në komisionet përkatëse parlamentare me pjesëmarrjen e anëtarëve të grupeve të miqësisë me Ukrainën, Pjesëmarrësit me këtë pajtohen se qëllimi strategjik i Samitit të parë parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë është të vendosë dhe zbatojë dimension parlamentar efektiv të bashkëpunimit ndërmjet Pjesëmarrësve me qëllim që të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes globale dhe vendore për situatën në Gadishullin e Krimeas që është nën okupimin e përkohshëm rus. Pjesëmarrësit i dënojnë · Cenimet aktuale serioze dhe sistematike dhe abuzimet e të drejtave të njeriut në Gadishullin e Krimeas, sidomos paraburgimin e paligjshëm dhe arbitrar të banorëve të Krimeas, përfshirë edhe tatarët e Krimeas, çrregullimin e unitetit familjar, rekrutimin e detyrueshëm të Ukrainasve dhe tatarëve të Krimeas, në armatën ruse dhe kanosjet ndaj lirisë të folurit, lirisë të shprehurit dhe lirisë së religjionit, · Tentativa e dhimbshme e Federatës Ruse dhe të autorizuarve të saj të falsifikojnë vegla demokratike dhe mekanizma, siç janë referendumet e ashtuquajtura të paradokohshme në rajonet e Ukrainës, me qëllim që të falsifikojnë fakte politike dhe juridike dhe të krijojnë bazë për kërkesën jolegjitime të Federatës Ruse ti bashkojë territoret që i ka okupuar, ngjashëm me rastin e Krimeas, · Militarizimi aktual i Gadishullit të Krimeas nga ana e Federatës Ruse, e cila e rrënon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit më të gjerë të Detit të Zi, e çrregullon lirinë e lundrimit në Detin Azov dhe të Zi, duke shkaktuar humbje të padurueshme jo vetëm për ekonominë dhe sektorin e bujqësisë të Ukrainës, por edhe për rezervat globale të ushqimit, · Tentativat e paraqitura për kontrabandë ilegale të drithit të vjedhur ukrainas nga rajonet e okupuara përkohësisht në Donbas në vende të treta, · Pengesat për të drejtat dhe liritë e navigacionit që shfrytëzohen në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, përfshirë edhe pengimin e kalimit të lirshëm të anijeve nëpër Ngushticën e Kerçenit deri dhe prej Detit Azov dhe rajonit më të gjerë të Detit të Zi, që ka pasoja ekonomike negative për portet e Ukrainës dhe rrjedhave ndërkombëtare tregtare, · Ndryshimin e vazhdueshëm të strukturës demografike në Krimean e okupuar përkohësisht me zhvendosjen e qytetarëve rusë dhe persekutimin e aktivistëve proukrainas nga Gadishulli. Pjesëmarrësit deklarojnë se: · Do të vazhdojnë me mbështetjen politike, financiare, humanitare dhe tjetër për Ukrainën, në pajtim me procedurat përkatëse dhe juridiksionin juridik të çdo pjesëmarrësi, me qëllim të kthimit të integritetit territorial të Ukrainës në kufijtë e saj të pranuara ndërkombëtarisht, duke e rritur njëkohësisht presionin mbi Rusinë ti vë fund okupimit të saj të përkohshëm të Krimeas, · Do i zbatojnë në nivelin parlamentar vendimet e Samitit të Inaugurimit të Platformës Ndërkombëtare të Krimeas përmes konsolidimit të përpjekjeve të përbashkëta, ndër të tjera, përmes: - zbatimit të plotë dhe përforcimit të politikës së mospranimit të anektimit ilegal të Krimeas dhe bashkëpunimit në forumet ndërkombëtare; - përforcimit të vazhdueshëm të efikasitetit të masave ekzistuese restriktive kundër Rusisë dhe gatishmërisë për shqyrtimin e zgjerimit të tyre të mëtejshëm në pajtim me procedurat përkatëse dhe juridiksionin juridik të çdo pjesëmarrësi, në rast se zhvillimi i ngjarjeve në Ukrainë kërkon një veprim të tillë; - promovimit të sigurisë rajonale dhe mbrojtjes së lirisë në lundrim; - respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare; - tejkalimit të ndikimit negativ të okupimit të përkohshëm të Krimeas mbi ekonominë, të drejtat kulturore dhe arsimore të ukrainasve dhe njerëzve indigjenë - përfshirë edhe tatarët e Krimeas - dhe mbi ambientin jetësor. · Do marrin parasysh aktivitete efektive dhe mirë të koordinuara në sferën ekonomike dhe ekologjike të drejtuara kah zbutja e ndikimit në okupimin e përkohshëm të Krimeas, · Do të mendojnë për formimin e komisionit të përhershëm ndërparlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimeas, i cili do të mund të sigurojë ekspertizë të partnerëve nacionalë dhe ndërkombëtarë, të informojë edhe në nivelin nacional edhe në platformat ndërkombëtare për gjendjen reale në Krimean e okupuar përkohësisht, · Do të zhvillojnë mekanizëm efikas për formulimin, gjithmonë kur mundet, të pozitave të përbashkëta që duhet të prezantohen në asambletë ndërparlamentare dhe për elaborimin e dokumenteve të përbashkëta për sigurinë, të drejtat e njeriut, trashëgiminë kulturore, kanosjeve ndaj ambientit jetësor dhe tjera, të shkaktuara nga okupimi i përkohshëm i Krimeas, · Do i bëjnë thirrje Federatës Ruse menjëherë të pushojë me përpjekjet aktuale për ndryshimin e strukturës demografike të Krimeas përkohësisht të okupuar, përmes zhvendosjes së qytetarëve rusë, · Do të zotohen në nivelin nacional për mbështetje përkatëse politike, diplomatike, humanitare, financiare dhe tjetër për Ukrainën, që është viktimë e agresionit rus, · Do të punojnë me asambletë parlamentare ndërkombëtare siç është Parlamenti Evropian, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e NATO-s, Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi dhe Parlamentit Arab, për të miratuar rezoluta për mbështetjen e Samitit Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimeas si vegël për konsolidimin e përpjekjeve ndërparlamentare të drejtuara kah deokupimi i Krimeas dhe qytetit të Sevastopolit dhe ripërtëritjes së integritetit territorial të Ukrainës. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut
_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR