• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Deklaratë e përbashkët e Pirc Musar, Golob dhe Fajonit me rastin e 20 viteve nga Samiti në Selanik: Nevojiten vendime të guximshme politike

Deklaratë e përbashkët e Pirc Musar, Golob dhe Fajonit me rastin e 20 viteve nga Samiti në Selanik: Nevojiten vendime të guximshme politike

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, kryeministri, Robert Golob dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Sllovenisë, Tanja Fajon, në deklaratë të përbashkët me rastin e 20-vjetorit të Samitit në Selanik theksojnë se "konkludimet nga samiti mbeten premtim i përhershëm për të gjithë ne - BE-ja dhe vendet e saja anëtare, përfshirë edhe Slloveninë si dhe Ballkanin Perëndimor".

"Sot, më 21 qershor, e shënojmë 20-vjetorin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik. Në këtë ngjarje historike, Bashkimi Evropian edhe më pas vendet-kandidate inkuadruase dhe potenciale nga Ballkani Peërndimor u obliguan ndaj njëra-tjetrës. BE-ja u obligua për perspektivë evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërsa shtetet nga rajoni i mbështetën vlerat e përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, solidaritetin dhe ekonominë e tregut. Konkludimet nga samiti mbeten premtim i përhershëm për të gjithë ne - BE-në dhe vendet e saj anëtare, përfshirë edhe Slloveninë, si dh Ballkanin Perëndimor", qëndron në deklaratë të përbashkët.

Sllovenia, shtojnë ata, e vlerëson samitin sepse dha shpresë për stabilizim të rjaonit pas shumë viteve luftëra, destabiliteti politik dhe stagnimi ekonomik që pasoi pas shpërbërjes së Jugosllavisë e filloi ëndrrën për ardhmëri evropiane që çon drejt ndryshimeve pozitive: prosperitet i shtuar, lidhshmëri më e mirë dhe lidhje të prëforcuara mes njerlzve.

"Është arritur shumë përmes bashkëpunimit të ndërsjelltë në njëzet vitet e fundit. Në Ballkanin Perëndimor mbisundon stabiliteti i përgjithshëm. Vendet i gëzojnë përfitimet nga regjimi pa viza, ndërkaq rajoni, në të cilin BE-ja bindshëm është donatorja dhe investuesja më e madhe, shënoi përparim ekonomik. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor natyralisht gravitojnë njëri drejt tjetrit", ceket në deklaratën e përbashkët.

Sllovenia, siç theksojnë, është mbështetëse e fuqishme e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe u ka ndihmuar partnerëve nga Ballkani Perëndimor duke iu ofruar mbështetje politike dhe praktike.

"Në çdo mënyrë të mundshme i ndihmon proceset lidhur me zgjerimin. Kjo është politikë afatgjate e Sllovenisë, e cila nuk do të ndryshojë. Megjithatë, shumë mundësi janë lëshuar në të dyja palët. Entuziazmi fillestar për refoma në Ballkanin Perëndimor duket sikur u avullua pjesërisht gjatë dy dekadave. Prandaj, për momentin, drita në fund të tunelit drejt anëtarësimit në BE duket më larg se sa që shpresonim se do të jetë. Në të njejtën kohë, BE-ja por përballet me sfidat e veta, me ç'rast zgjerimi nuk është çdoherë prioritet. Në të vërtetë, Bashkimi Evropian tnai duhet të përballet me pasojat nga lufta në Ukrainë, kërkonte të menduar të ri të përgjithshëm për qasjen drejt procesit të zgjerimit. Konsiderojmë, se është e qartë, se procesi i zgjerimit në bazë është zgjehdje strategjike, jo vetëm detyrë teknike. Në çdo rast, zgjerimi i mëtutjeshëm duhet ta ndajë vizionin themelor të procesit të integrimit evropian, i cili bazohet në solidaritet dhe arritje të vërteta të vendeve-kandidate", thuhet në deklaratë.

Pirc Musar, Golob dhe Fajon nënvizojnë se nevojiten vendime të guximshme politike.

"Porositë tona drejt rajonit, drejt Evropës dhe drejt botës janë të qarta. Së pari, BE-ja është objektivisht shumë zgjedhje e mirë për rajonin, por vendet nga Ballkani Perëndimor vetë vendosin për të ardhmen e vet. Së dyti, Sllovenia nuk ka interesa vetiake në rajon. Politika jonë udhëhiqet nga solidariteti ndaj vendeve dhe njerëzve nga Ballkani Peërndimor. Sllovenia e dëshiron atë që e dëshiron populli: stabilitet dhe siguri si parakusht për prosperitet dhe përpairm ekonomik", theksojnë në deklaratën e përbashkët.

Pirc Musar, Golob dhe Fajon në fund nënvizojnë se vendet nga Ballkani Perëndimor të cilat synojnë të inkuadrohen në BE, tani, por edhe në të ardhmen mund të llogarisin në Slloveninë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR