• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Deklaratë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski

Deklaratë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Sa më i madh numri i atyre të cilët votojnë, aq më të fuqishme do të jenë ndryshimet. Me dalje masive në zgjedhje, bashkarisht e përcaktojmë trajektoren nëpër të cilën do të lëvizim, porositi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Pas votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vendvotimin në SHF "Dimo Haxhi Dimov" në Komunën e Karposhit Mickoski theksoi se e tërë fuqia është në duar të qytetarëve, ndërsa qindra të cilët gjatë periudhës së kaluar kanë vendosur, janë të pazëshëm.

Sipas tij, sa më i madh nimri i atyre të cilët votojnë, siç tha, ndryshimet do të jenë më të fuqishme. "Prandaj bëj thirrje për dalje masive, qytetarët të dalin dhe të votojnë dhe bashkarisht ta caktojmë trajektoren nëpër të cilën do të lëvizim", deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski. ab/

Foto: МIА, VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR