• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deklaratë e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi

Deklaratë e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi

Tetovë, 24 prill 2024 (MIA) - Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pasi votoi sot në mëngjes, para mediave deklaroi se ka besim se këto zgjedhje do të kalojnë mirë, të qeta të rregullta dhe demokratike.

"Besoj se do të plotësojmë edhe një kusht që është shumë i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Europian dhe shoqërinë e përparuar, besoj në një rezultat shumë të mirë të formacionit tonë politik, kështu që mendoj se është mirë që të gjithë të investojmë që sa më shumë të dalin në këto zgjedhje”, deklaroi Thaçi. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR