• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi

Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi

Tetovë, 8 maj 2024 (MIA) - Kam shumë shpresë se edhe ky raund edhe këto zgjedhje do të jenë demokratike, korrekte, nuk do të kemi probleme. Shpresoj në një dalje masive të qytetarëve. Qytetarët e dijnë se sot vendoset katër vjeçari nuk është çështje vetëm një dite apo një minute. Kështu që jam optimist, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, pas votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presideciale.

Në pyetjen e gazetarit a ka votuar edhe për president dhe cili do të ishte mesazhi, Thaçi i'u përgjegj: "Kjo është shumë keq pasi që kjo pyetje implikon thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe është veprim shumë jokorrekt dhe jodemokratik. Dua të Ju përkujtoj se me datë 2 maj në Strugë, Fronti Europian ka pasur takim dhe ne kemi marrë qëndrim i cili është bërë publik me komunikatë. Unë i qëndroj vendimit të Frontit të datës 2 maj 2024".

Në pyetjen e gazetarit se është shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh se gjoja ai ka bërë thirje për të përkrahur Gordana Siljanovskën, Thaçi u përgjigj: "Prap Ju them, por jo juve direkt mos më keqkuptoni. Kjo është thyerje e heshtjes parazgjedhore dhe unë mundohem sot, që vet mos ta thej heshtjen. Unë edhe PDSH-ja i qëndrojmë besnik komunikatës publike të datës 2 maj 2024, të takimit të liderëve të Frontit Europian, në Strugë”. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR