• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deklaratë e kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski

Deklaratë e kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski

Strugë, 24 prill 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski sot e ka realizuar të drejtën e tij të votës në kuadër të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në vendvotimin 1861 në shkollën fillore "Vëllezërit Milladinovci" në Strugë.

"Besoj se sot dita zgjedhore do të kalojë në rendin më të mirë, ashtu siç i ngjan një shteti demokratik. Në ciklet e kaluara zgjedhore treguam se si shtet mund të organizojmë zgjedhje korrekte dhe demokratike, sipas standardeve dhe rregullave evropiane", deklaroi Mitreski pas votimit.

Ai u bëri të gjithë qytetarëve që të dalin dhe ta realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore.

"Pres se do të dalin në numër më të madh, pasi vota e tyre varet nga ardhmëria e shtetit, kjo është e drejtë e tyre demokratike dhe pres në numrin më të madh ta shfrytëzojnë", tha Mitrevski.

Në komunën e Strugës të drejtë vote kanë 60.894 votues, ndërsa do të votojnë në 101 vendvotime.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR