• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Deklaratë e kandidatit presidencial Arben Taravari

Deklaratë e kandidatit presidencial Arben Taravari

Gostivar, 24 prill 2024 (MIA) - Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari, i shoqëruar nga familja e tij më e afërt, e realizoi të drejtën e votës në vendvotimin në SHFK "Bashkimi" në Gostivar.

 

"Është nder dhe kënaqësi të votoj me familjen time, që është detyrë e jona qytetare. Është një kënaqësi e veçantë që djali i vogël voton për herë të parë këtë vit. Mesazhi im për të gjithë është që këto zgjedhje të jenë të ndershme dhe demokratike dhe të fitojë më i miri. Ne do të pranojmë çdo rezultat. Atmosfera është e mirë, ka entuziazëm dhe shoh që qytetarët dolën masivisht, që është një shenjë e mirë për opozitën", deklaroi Taravari.

Në pyetjen e gazetarëve për rrjedhën e procesit zgjedhor dhe informacionet për pengesa, ai tha se ka dhe në selinë zgjedhore janë duke u procesuar. 

"Mendoj se tani nuk është koha për t'i përmendur ato parregullsi. Jemi mësuar me ato presione, blerje të votave për të cilat tashmë kemi edhe video incizime. Megjithatë, këto do t'i publikojë selia jonë dhe tashmë janë njoftuar të gjitha institucionet relevante në vend dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Maqedoni", theksoi kandidati për president", Arben Taravari. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR