• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dega e Alternativës - Çair: 2/3 e anëtarëve të degës dorëhiqen nga partia

Dega e Alternativës - Çair: 2/3 e anëtarëve të degës dorëhiqen nga partia

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) -  Dega e Alternativës - Çair, 2/3 e anëtarëve të kuvendit të degës, simpatizantët dhe përkrahësit, jemi mbledhur këtu, siç theksojnë,  që të shprehim shqetësimet tona lidhur me pakënaqësitë e akumuluara gjatë këtyre muajve në degën tonë, por jo vetëm.

"Sonte, ne anëtarët e Alternativa - dega Çair, 2/3 e anëtarëve të kuvendit të degës, simpatizantët dhe përkrahësit, jemi mbledhur këtu që të shprehim shqetësimet tona lidhur me pakënaqësitë e akumuluara gjatë këtyre muajve në degën tonë, por jo vetëm.
Përkundër fakteve dhe disa tentativave për sinkronizim dhe harmonizim të degës, bisedimeve interne mes anëtarëve tanë - jemi të detyruar që të themi se problemet në degën e Çairit janë akumulim i revoltës së anëtarëve tanë,  tash e 15-të muaj.
Ndonëse, shpresa jonë deri në këtë moment, ishte se do arrijmë kompromis mes anëtarëve të degës, kjo fatkeqësisht nuk u bë - ndërsa fajtorët për këtë tash dihen dhe mbajnë vulën e dy-tre individëve që kanë uzurpuar dhe nepotizuar gjithçka në parti", theksohet në kumtesën e Degës së Alternativës në Çair.

Me këtë rast, para opinionit publik dhe gjithë anëtarësisë, sollëm këto vendime: - 2/3-ta e anëtarëve të degës Çair japin dorëheqje nga organet partiake; - 8 anëtarë të Kuvendit Qendror, së bashku me 1 anëtar të Kryesisë Qendrore - shuajnë aktivitetin në degë; - kryetarët e nëndegëve përkatëse, së bashku me anëtarët e tyre, tërhiqen nga dega Çair.

"Nga ky moment, struktura themeluese e degës, së bashku me disa kryetarë nëndegash dhe aktivistë, 2/3-ta e anëtarëve të strukturës partiake, para anëtarësisë, aktivistëve, simpatizantëve dhe përkrahësve, por edhe para opinionit publik, riktheksojmë se meritorët për dorëheqjen tonë kolektive nga dega, janë vetëm dy-tre uzurpatorët-klientelistë, ndërkaq për gjithë këtë katrahurë dhe rezultatin për degën Çair, flasin edhe anketat e fundit. Për në fund, këshilla jonë deri te secili aktivistë në degë, është tepër miqësore dhe fisnike:”thirrni mendjes, para se të jetë vonë” - nuk bëhet degë me anëtarë të familjes dhe nepotizmave, si p.sh. nëndegë me tre anëtarë të familjeve: Gashi dhe Ibrahimi - ndonëse sot ata ende vazhdojnë të jenë anëtarë të kuvendit, nuk bëhet nëndegë as me kushërinj të parë dhe akraba të dytë, apo strukturë të nëpërkëmbëzave me terminologii terciale:”ky i imi, ai i joni”, - ose thënë me termin e juaj të preferuar:'axhanak-baxhanak'", theksojnë nga dega e partisë. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR