• e martë, 24 dhjetor 2024

Defekti i aeroplanit qeveritar ka ndodhur më 3 dhjetor, nga Qeveria konsiderojnë se duhet të blihet një i ri

Defekti i aeroplanit qeveritar ka ndodhur më 3 dhjetor, nga Qeveria konsiderojnë se duhet të blihet një i ri

 Shkup, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Aeroplani qeveritar me të cilin presidentja Gordana Siljnovska-Davkova duhej të fluturonte për në Paris  në hapjen e katedrales së rinovuar "Notre Dame", u prish më 3 dhjetor. Me të ka udhëtuar kryetari i Kuvendit Afrim në Stokholm të Suedisë. Gjatë përgatitjes së aeroplanit për fluturim në Shkup dhe aktiviteteve dhe kontrolleve të rregullta në aeroportin e Stokholmit, është konstatuar një mosfunksionim në njërin nga dy instrumentet që tregojnë temperaturën e gazrave të shkarkimit nga motorët, transmeton portali SDK.

"Sipas rregulloreve të prodhuesit, mosfunksionimi i një instrumenti të tillë nuk lejon operacion  të fluturimit apo ndezjen e motorëve derisa të zëvendësohet. Një instrument i ri ka mbërritur më 4 dhjetor dhe menjëherë pas zëvendësimit dhe kontrollit, aeroplani është kthyer në Shkup. Po bëhern analiza dhe teste shtesë në mënyrë që të mund ta vëmë në mënyrë të sigurt në funksion aeroplanin. Aeroplani sa herë që ka qenë në funksion ka qenë plotësisht i sigurt", tha drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski.

 Tomovski në deklaratën e tij për SDK, thotë se mendon se si shtet duhet të marrim një aeroplan të ri qeveritar.

"Nga viti 2017 e deri më tani kemi shpenzuar rreth 3.5 milionë euro për riparime. Konsideroj se duhet të blihet një aeroplan i ri dhe jam i gatshëm ta diskutojmë në Kuvend dhe të kemi konsensus nga të gjitha partitë politike. Kam biseduar me ish-drejtorët e Shërbimit dhe të gjithë konsiderojnë se një furnizim i tillë nevojitet. Aeroplani, përveçse i vjetër, është edhe i vogël. Ka vend vetëm për gjashtë pasagjerë, që do të thotë se shpesh nuk e zë as të gjithë delegacionin, dhe kështu shoqërimi i burrështetasve të lartë duhet të shkojë me fluturime komerciale, gjë që është joefikase dhe shpesh më e shtrenjtë. Na duhet një aeroplan biznesi që të ketë të paktën 15 ulëse", thotë Tomovski.

 Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, siç njoftoi mbrëmë kabineti i saj, nuk ka shkuar në Francë për ceremoninë e hapjes së Katedrales së rinovuar "Notre Dame" në Paris, për shkak të prishjes së aeroplanit qeveritar.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR