• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debati rreth Propozim-ndryshimeve të LMP vazhdon nesër

Debati rreth Propozim-ndryshimeve të LMP vazhdon nesër

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Komisioni për punë dhe politikë sociale nesër në ora 13:00 duhet të vazhdojë shqyrtimin rreth Propozim-ndryshimeve të Ligjit për marrëdhënie të punës, të cilat janë pjesë e pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.

Opozita sot ka kërkuar disa herë ndërprerjen e diskutimit, pasi sipas tyre është e kotë. Sipas opozitës, këtyre ndryshimeve duhet t'u kushtohet shumë më tepër vëmendje dhe është i nevojshëm një debat publik në të cilin të marrin pjesë të gjithë aktorët, përfshirë sindikatat dhe organizatat e shoqërisë civile.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Bllagica Lasovska kërkoi që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, sipas të cilit punëtorët nuk mund të punojnë më shumë se 60 orë në javë në autostrada dhe propozoi që të ndërpritet diskutimi.

"Propozoj që të ndalet debati, të kthehet në diskutim me opinionin e gjerë, ekspertët, sindikatat, Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit", tha Lasovska.

Zgjidhja ligjore e propozuar i referohet projekteve me interes strategjik dhe kombëtar dhe përfshin një zgjidhje me të cilën punëtorët e ndërtimit që punojnë në këtë lloj projekti do të marrin kompensim 50 për qind më shumë për çdo orë pune të dielën dhe do të marrin kompensim jashtë orarit sipas Ligjit për marrëdhënie pune dhe Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin privat. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR