• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Debati presidencial i TVM-së i grindi kandidatët në rrjetet sociale

Debati presidencial i TVM-së i grindi kandidatët në rrjetet sociale

 Shkup, 2 maj 2024 (MIA) - Debati presidencial nëTVM i grindi kandidatët në rrjetet sociale. Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova, njoftoi se do të debatojë me karrige të zbrazët në debatin e tretë presidencial në TVM, për të cilën kundërkandidati i saj Stevo Pendarovski iu përgjigj se kohë të caktuar për debat në TVM asnjëherë nuk është dakorduar.   

 

Siljanovska Davkova, në rrjetet sociale, ka publikuar një fotografi në të cilën është vet   në studion e TVM-së, si paralajmërim siç shkruan për "debatin e tretë presidencial", pas së cilës Pendarovski në një postim në Fjesbuk është përgjigjur se "e vetmja mënyrë për të dalë si fitues në ato përballje publike është të organizojë një bisedë me një "karrige të zbrazët".

 "Pas diskretimit publik të tri dueleve të mëparshme televizive, Gordana Siljanovska Davkova kuptoi se e vetmja mënyrë për të dalë si fitimtar në ato ballafaqime publike është të organizojë një bisedë me një 'karrige të zbrazët' në marrëveshje me servisin publik  drejtori i përgjithshëm i të cilit  me muaj është i angazhuar në fushatë partiake të VMRO-DPMNE-së. Përndryshe, kohë të caktuar për debatin në TVM asnjëherë nuk është arritur   mes dy kandidatëve. Debati të hënën më 6 maj, në televizionin Kanal 5, është i fundit që është konfirmuar nga të dyja palët", njofton Pendarovski në Fejsbuk.

 

Paraprakisht Davkova   në rrjetin social X, publikoi  se do të debatojë me një  karrige të zbrazët   në TVM.

"Është e habitshme se si në debatin më të rëndësishëm presidencial para servisit kombëtar, Televizionit të Maqedonisë, unë do të debatoj me një karrige të zbrazët. Nuk e kuptoj pse kundërkandidati im (@Pendarovski) ua pamundësoi qytetarëve që sërish t'i përballim programet dhe qëndrimet", ka shkruar Davkova. 

Foto: Arkivi i MIA-s/Fesjbuk 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR