• e shtunë, 23 nëntor 2024

Debati për zgjedhje të ministrave të rinj vazhdon në mesditë

Debati për zgjedhje të ministrave të rinj vazhdon në mesditë

Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) - Mbrëmë vonë përfundoi seanca e Kuvendit, ku debatohet për zgjedhje të ministrave të rinj, ndërsa vazhdimi u caktua për sot në ora 12.

Deputetët debatojnë për zgjedhje të ministrave të rinj, të propozuar nga Qeveria - Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova ministre e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën e 104-të, e cila filloi dje, e kërkoi besimin nga deputetët dhe të opinionit për formimin e Qeverisë më stabile, më të suksesshme, më efikase dhe të përqëndruar.

Deputetët nga opozita potencuan se kryeministri nuk ka thënë asgjë për propozimet e reja për ministra dhe pse ata janë më të mirë se ata paraprakë. Ata akuzuan se tre nga propozimet për ministrat kanë qenë bashkëpunëtorë të pushtetit paraprak, respektivisht, siç thanë, "ata që i kanë sulmuar për krim dhe korrupsion".

Në kuadër të seancës së 104-të për rikonstruimin e Qeverisë, dje Kuvendi i ka shkarkuar ministrat e Alternativës, të Shëndetësisë, Bekim Sali, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti dhe ministrit pa resor të obliguar për Diasporë, Xhemail Çupi.

Në seancën e 104-të duhet të shkarkohen edhe zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshyqur Abedini dhe Lulzim Aliu dhe të zgjedhen zëvendësit e tyre.

Në fillim të seancës, e cila filloi më 13 shkurt, janë konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor, Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu. bsh

QËNDRONI TË LIDHUR