• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debati për shkarkimin e ministrave të Alternativës vazhdon nesër

Debati për shkarkimin e ministrave të Alternativës vazhdon nesër

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - Deputetët edhe në pjesën e sotme të pasditës të vazhdimit të seancës së 104-të të Kuvendit, vazhduan me debatin për Propozimin për shkarkimin e ministrave dhe zëvendësministrave nga Alternativa, përkatësisht për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë. Bekim Sali. Debati do të vazhdojë nesër në orën 12:00.

Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE në fjalimin e tij tha se bëhet fjalë për shkarkime që nuk kanë të bëjnë me programin e Qeverisë që është propozuar vetëm një vit më parë, por kanë për qëllim dhe kanë të bëjnë me pazaret partiake.

"I ngjajnë “tregut 3” – ofertë, kërkesë, përkatësisht kush kërkon më shumë, kush do të ofrojë më shumë. Kështu mblidhet dhe rindërtohet kjo Qeveri. Ju po bëni pazare mbi kurrizin e popullit të Maqedonisë", tha Lefkov.

Në përgjigje, Sonja Mirakovska nga PRSD-ja i tha se nuk është koha për VMRO-DPMNE-në, por për politikanë të guximshëm që marrin vendime të guximshme në interes të qytetarëve.

Ane Lashkoska nga VMRO-DPMNE theksoi se edhe nëse votohet kjo qeveri, siç tha ajo, shumica e parashikuar nuk do të mund të mundësojë funksionimin normal të Kuvendit. Ajo shtoi se do ta shihni pas dy-tre javësh pas votimit të qeverisë.

"Taravari nuk do t'ju sjellë asgjë më shumë se sa keni", tha Lashkoska.

Fadil Zendeli nga BESA në fjalimin e tij tha se BESA do të mbetet parti opozitare përderisa të mbahen zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht nëse janë të parakohshme apo të rregullta.

"Vlerësojmë që sot nuk është koha për të diskutuar për shkarkimin e ministrave, por është koha për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, sepse qeveria nuk ka arritur të sigurojë standard të mirë për qytetarët tanë dhe nuk ka rezultate në fushën e ​sundimit të ligjit dhe korrupsionit. Nuk mund të themi se jeni pro parimeve evropiane, por bëhet fjalë vetëm për matematikë dhe numra. Ne kemi vetëm një qeveri që dëshiron të mbijetojë dhe të blejë kohë. Nuk është koha për të pasur një qeveri të tillë, por një qeveri me kapacitet të plotë", theksoi Zendeli.

Në ora 18:00 nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër në ora 12:00. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR