• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debati për Propozimin buxhetin e plotësuar për vitin 2024, rritja ekonomike e parashikuar në 3,4 për qind, inflacioni në 3,6

Debati për Propozimin buxhetin e plotësuar për vitin 2024, rritja ekonomike e parashikuar në 3,4 për qind, inflacioni në 3,6

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Sot në Kuvend filloi debati për propozim-buxhetin plotësues për vitin 2024, i cili u prezantua në seancë plenare pas përfundimit të debatit të amendamenteve të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet.

Sipas ministrit resor Fatmir Besimi, propozim-buxheti çon në sigurimin e kushteve pë rritje të qëndrueshme ekonomike, vazhdimin e konsolidimit fiskal dhe forcimin e qëndrueshmërisë fiskale. Siç theksoi, do të sigurohet edhe mbështetje e targetuar për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe ekonomisë dhe për intensifikimin e konvergjencës së vendin drejt BE-sl dhe zbatimin e detyrimeve që dalin nga anëtarësimi në NATO.

"Në vitin 2024, rritja ekonomike në vend pritet të përshpejtohet dhe të arrijë në 3,4 për qind, në kushte të rritjes së investimeve, rritjes së konsumit në nivel solid dhe rimëkëmbjes së kërkesës së jashtme", tha Besimi.

Kontributin më të madh në rritje në vitin 2024 pritet ta kenë investimet bruto me një rritje prej 8,4 për qind, kryesisht si rezultat i intensifikimit të realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore të financuara nga shteti në korridoret 8 dhe 10, shoqëruar me masat dhe aktivitete për realizim më të madh të investimeve kapitale të parapara me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike. Mbështetja e shtetit për përparimin e sektorit privat dhe forcimin e konkurrencës, inovacioni dhe zhvillimi teknologjik i ndërmarrjeve përmes sigurimit të burimeve alternative dhe instrumente financimi, si dhe investimet e paralajmëruara për zgjerimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja në zonat zhvillimore teknologjiko-industriale pritet të kontribuojnë në rritjen e investimeve private. Sipas ministrit, fillimi i procesit të anëtarësimit në BE do të forcojë proceset reformuese në vend, do të sigurojë mbështetje më të madhe për investimet, gjë që do të përmirësojë më tej besimin e investitorëve.

Pritet rritje e mëtejshme e konsumit, me rritje edhe në konsumin privat edhe në atë publik. Konsumi privat parashikohet të shënojë një rritje reale prej 3,1 për qind në vitin 2024, në kushte të presioneve të ulura inflacioniste, rritjes së metejshme reale të pagave dhe punësimit, rritje së kredisë dhe mbajtjes së një niveli solid të remitancave nga jashtë vendit. Pritet një rritje mesatare e konsumit publik prej një për qind. 

Si rezultat i masave të Qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve bazë, sipas Besimit, deri në fund të vitit inflacioni pritet të ulet më tej dhe mesatarisht të jetë 9,2 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm ai do të stabilizohet dhe do të arrijë në 3,6 për qind n[ kushtet e mbajtjes së një niveli të qëndrueshëm të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe ngadalësim të mëtejshëm të inflacionit bazë.

Sipas ministrit, trendet pozitive në tregun e punës pritet të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm kur numri i të punësuarve pritet të rritet me dy për qind, gjë që do të rezultojë në uljen e mëtejshme të shkallës së papunësisë vitin e ardhshëm.

Trendet pozitive në tregun e punës, sipas ministrit, pritet të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm kur pritet rritje e numrit të punësuarve për dy për qind, gjë që do rezultojë në uljen e mëtejshme të shkallës së papunësisë vitin e ardhshëm.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm peshon 5,5 miliardë euro. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivelin prej 310,1 miliardë denarë dhe të njëjtat janë për 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë ose rreth 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 343,6 ose janë për 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Për paga janë projektuar 41,2 miliardë denarë, për mallra dhe shërbime janë planifikuar 25,3 miliardë denarë, për transfere rrjedhëse dhe subvencione 215,3 miliardë denarë. Për transfere sociale janë planifikuar 161,1 miliardë denarë, nga të cilat 83,6 miliardë denarë janë për pagesën e pensioneve, për kompensime për mbrojtje sociale për shtresat më të rrezikuara të popullatës rreth 13,2 miliardë denarë. Rritja e ekonomisë është parashikuar në nivel prej 3,4 për qind, ndërsa inflacioni në nivel deri 3,6 për qind. ls/

Foto: Printskrin

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR