• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Debati për afrimin e legjislacionit nacional drejt përpjekjeve evropiane për drejtësi ekologjike

Debati për afrimin e legjislacionit nacional drejt përpjekjeve evropiane për drejtësi ekologjike

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE-MK) sot në Shkup do të mbajë sesionin e pestë të Grupit punues 5 (Kapitulli 27) - "Mjedisi jetësor" në temën "Afrimi i legjislacionit nacional drejt përpjekjeve evropiane për drejtësi ekologjike".

Pritet që përmes dialogut të përfaqësuesve të institucioneve relevante, organizatave civile, ekspertëve ndërkombëtarë... që të ngrihen çështje jetike për mbrojtjen e mjedisit jetësor, me fokus në strukturën ligjore dhe institucionale si parakusht bazë për parandalimin dhe luftën kundër rrezikimit të mjedisit jetësor.

Fjalime hyrëse do të kenë profesoresha Mileva Gjurovska, koordinatore nacionale e KNBE-MK dhe kryetare e Lëvizjes Evropiane dhe Bojana Stanojevska-Pecurovska, kryesuese dhe kryetare e Qendrës për Ndryshime Klimatike, Shkup.

Në kuadër të sesionit punues do të mbahet panel diskutim në të cilin do të marrin pjesë ekspertët: Nikola Jovanovski, menaxher programi nga Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (CPIA), si dhe Norbert KURILA, këshilltar i presidentit të Republikës Sllovake për mjedis jetësor, energji, ndryshime klimatike dhe klimë të biznesit dhe Pejo Kirevski, inspektor kryesor për mbrojtjen e natyrës në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor.

Në pjesën e dytë të sesionit me ekspertizën e saj do të prezantohen edhe Tanja Paunovska, udhëheqëse e Departamentit për Bashkëpunim me Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Çështje Administrative dhe Mbikëqyrëse dhe kryetar i Komisionit për Kundërvajtje në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Afrim Osmani, profesor në Universitetin e Tetovës dhe Marina Malish – Sazdovska, profesoreshë në Fakultetin e Sigurisë "Shën Klimenti i Ohrit"- Manastir. 

Projekti Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian është platformë për përfshirjen e sektorit civil në debate për tema që lidhen me procesin e integrimit evropian, me synim përgatitjen e të gjitha kapaciteteve të shtetit për procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në. Projekti realizohet nga ana e Lëvizjes Evropiane, ndërsa është financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe SlovakAid. rq/fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR