• e shtunë, 23 nëntor 2024

Debat në Kuvend për barazinë gjinore: Arsimim të domosdoshëm përkatës, punësim dhe fuqizim ekonomik të grave

Debat në Kuvend për barazinë gjinore: Arsimim të domosdoshëm përkatës, punësim dhe fuqizim ekonomik të grave

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Arsimim përkatës, punësim dhe fuqizim ekonomik të grave,  janë hapat që duhet t'i kalojmë si sistem për të pasur barazi gjinore. Kjo u theksua në takimin e sotëm të punës së Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave në Kuvend me Komisionet Komunale për mundësi të barabarta të burrave dhe grave.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska theksoi se lufta për barazi gjinore fillon nga ne personalisht. Ajo potencoi se stereotipet janë në shoqërinë tonë, por nuk janë stereotipe në kokën tonë dhe, siç theksoi, kur të sqarojmë me atë, do të kemi guxim të mjaftueshëm që të përballemi me të gjitha sfidat, jo vetëm në politikë. 

 Ajo potencon se kur burrat  do të uleshin në të njëjtën tavolinë me gratë dhe nëse do t'i dëgjonin problemet me të cilat ato përballen dhe që i prekin edhe ata, gratë do të fitonin mirëkuptim dhe pranim më të madh të tezave të cilat i paraqesin.

 Ajo theksoi se në drejtim të rritjes së të drejtave të grave, punojnë në rritjen e kuotave të përfaqësimit në politikë, duke theksuar se gratë nuk janë stigmatizuara vetëm nga burrat, por edhe nga vetë gratë.

 Lolita Ristova, kryetare e Klubit të Deputetëve në Kuvend, theksoi se ndërmarrësia sociale paraqet një mundësi shumë të mirë për të fituar pavarësinë ekonomike jo vetëm të grave, por  në përgjithësi edhe për grupet e tjera të margjinalizuara.

 Kadrije Mustafa, ndihmës udhëheqëse e sektorit  për mundësi të barabarta në Ministrinë e Punës dhe Punës Sociale bëri të ditur se në nivel lokal, në përputhje me Ligjin për Mundësi të Barabarta të Grave  dhe Burrave, janë formuar komisione për mundësi të barabarta të grave dhe burrave në këshillat komunalë dhe janë emëruar koordinatorë/koordinatore për mundësi të barabarta në administratën komunale.

 Ajo theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdimisht punon për forcimin e kapaciteteve të koordinatorëve dhe zëvendëskoordinatorëve për mundësi të barabarta të burrave dhe grave në administratën shtetërore me atë duke organizuar trajnime për barazi gjinore, buxhetim të përgjegjshëm gjinor dhe mosdiskriminim. ar/

 

 

 

 

 

 

Фото: МИА

 

QËNDRONI TË LIDHUR