Debati kuvendor për Qeverinë teknike të kryesuar nga Xhaferi
- Në debatin për zgjedhje të Qeverisë së tretë teknike u përfshinë tetë deputetë, mes të cilëve edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili pothuajse nuk merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit dhe nuk u drejtohet deputetëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:19, 28 janar, 2024
Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Në debatin për zgjedhje të Qeverisë së tretë teknike u përfshinë tetë deputetë, mes të cilëve edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili pothuajse nuk merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit dhe nuk u drejtohet deputetëve.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në fjalimin e tij theksoi se ata nuk do të votojnë për këtë qeveri teknike për shkak se, siç theksoi, nuk mudnet vendin e kryeminsitrit ta marrë partia e cila ndërlidhet me numrin më të madh të skandaleve me korrupsion të lartë dhe se nuk është ligjore ta marrë partia me numër më të vogël të deputetëve.
"Një dezertor dha dorëheqje, një tjetër dezertor në kolltukun e kryeminsitrit, as ai që u largua, as ky që do të ulet, nuk kanë ndjenja të sinqerta ndaj Maqedonisë dhe prandaj njejtë si Kovaçevski kryeministri më i keq deri më tani, mos prisni as nga Talati të jetë më i mirë dhe të punojë për shtet të suksesshëm dhe përparimtar të Republikës së Maqedonisë", tha Milloshoski.
Duke iu drejtuar simpatizantëve të LSDM-së, Milloshoski tha se partia e BDI-së nuk ka aq deputetë as numër të votave për të zgjedhë kryeministër, por sot, siç tha, "Kovaçevski dhe Mariçiq e shitën lirë shtëpinë e LSDM-së dhe për kolltuqet e tyre nga partia juaj bënë varëse e BDI-së".
Vlerësoi se kjo ditë është historike por vetëm për shkak se Qeveria ishte me inflacionin më të lartë historik, shëndetësinë më të keqe, më së shumti pasaporta të rrejshme dhe korrupsion. Ligjin për autostradat me flamur evropian, Xhaferi ua regjistroi me procedurë të shpejtë, ndërsa janë paguar 200 milionë euro hiistorike për zero kilometra atostradë.
Shtoi se për herë të parë që nga ekzistimi, KSHZ ka pasur përbërje jo të plotë.
Pavle Trajanov, deputet i lidhjes demokratike, tha se nuk do ta mbështetë Qeverinë teknike, e cila sipas tij është në lundërshtim me Kushtetutën.
"Është më se e qartë se gjendjet nuk kanë ndryshuar, përkundrazi, ato janë përkeqësuar dhe prandaj formuam qeveri teknike e cila është në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut", tha Trajanov.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti iu drejtua deputetëve nga opozita, Antonio Milloshoskit dhe Pavke Trajanovit duke i pyetur nëse ishte më mirë kur shqiptarët nuk ishin të barabartë apo në vitin 2001 kur ai dhe një pjesë e shqiptarëve ishin dëbuar nga shteti si terroristë. Ahmeti bëri thirrje për bashkëjetesë dhe sjellje të vendimeve në interes të shtetit.
"Kur ju, zotëri Milloshoski, keni lindur, më 29 shkurt 1976, unë si gjimnazist kam qenë në qeli, i mohuar, i përqeshur, i lënë anash nga ata që sundonin. Si i ri nuk isha i barabartë me të gjithë ata që mësoja, ma mohuan gjuhën, ndërsa prindërve të mir u mohohej punësimi në vend, kështu që u desht të shkonin jashtë vendit. Prandaj unë flas si njeri i cili ka vuajtur, ka qenë i torturuar bga sistemi i atëhershëm. Kur në Kërçovë ka qenë më mirë, kur isha qiraxhi apo tani kur jemi të barabartë. E di gjuhën maqedonase, kryetari i komunës është shqiptar, ndërsa komuna funksionon shkëlqyeshëm, sepse bashkë punojnë shqiptarë dhe maqedonas dhe tët jerë", tha Ahmeti duke iu drejtuar Milloshoskit.
Duke iu drejtuar Trajanovit, pyeti nëse ka qenë më mirë atëherë kur ai dhe gjenerata e tij ishin të ndjekur si armiq dhe terroristë apo sot kur së bashku drejtojmë shtëpinë tonë.
"Ju na ktheni 22 vite prapa, sikur të jemi sërish qiraxhinj, sikur Xhaferi të jetë qiraxhi. Nuk është e vërtetë se jem i qiraxhinj. E vërteta është një, Marrëvehsja e Ohrit na e dha të drejtën të jemi të barabartë, nuk e ndryshoi statusin vetëm të shqiptarëve, por e ndryshoi shtetin për më mirë edhe për turqit, serbët, vllehët, për të gjitha kishat dhe bashkësitë fetare. Të gjithë jemi fitimtarë me Marrëvehsjen e Ohrit. Ju duhet të jeni të guximshëm, sepse punojmë së bashku. Nuk vlerësoj se kush ka qenë më i përkishtuar në punën e përbashkët. Unë dhe BDI tentuam të bëhemi faktor so me VMRO-DPMNE-në kur e ndanim pushtetin, ashtu edhe me LSDM-në. patëm momente kur partneri kishte krëkesa të rëndësishme për kombin. Unë thashë, se nuk mund të trokisni në tjetër derë nëse nukl trokisni në derën time, sepse kryesore janë interesat e shtetit", tha Ahmeti.
Siç e votoj Xhaferin, shtoi ai, e votova edhe Jovan Mitreskin. Bojan mariçiqit i dëshirova sukses në punë, siç paraprakisht e votova Artan Grubin për kryeminsitër të parë, tha Ahmeti.
"Qeverisë i dëshiroj të ndërtojë politika të mira për të ardhmen", shtoi deputeti Ahmeti.
Ahmeti foli për luftën dhe për rrezikun nga lufta bërthamore. "Moska i shkeli integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës, prandaj duhet të jemi tëp kujdesshëm se çfarë politika zhvillojmë, nëse do të jemi kah idetë e Moskës, apo me barkun në Evropë. Ato dy gjëra nuk shkojnë së bashku, truri dhe stomaku duhet të harmonizohen, ne duhet të shkojmë drejt BE-së, jo drejt Rusisë", tha Ahmeti.
Sipas tij, të dhënat thonë se në vendet të cilat u bënë anëtare të BE-së, rinia po u kthehet, si për shembull, Polonisë.
Lideir i BDI-së theksoi se është i sigurt se Maqedonia mund të shkojë përpara.
"Do të doja ne të mos mbajmë fjalime politike, ajo për të cilën akuzoni le të shqyrtojë prokuroria, ne çdoherë jemi për veprim institucional, ndërkaq propozuam kohë më parë edhe veting për funksionarët. Këtu duhet të sjellim vendime të rëndësishme për të ardhmen e shtetit, ndërsa organet hetuese dhe organeet e tjera le të punojnë", porositi Ahmeti duke thënë "le të jetojnë të gjithë popujt në shtet".
Deputeti i Së Majtës, Dimitar Apasiev theksoi për disa parregullsi, ai tha se ka marë vendim në një gjuhë, që ndeshej me ligjin për dygjuhësi.
Ndaj kësaj, kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski tha se edhe kjo edhe mbledhja e kalaur ishin caktuar në pajtim me Rregulloren dhe ligjin për gjuhët.
Deputeti i LSDM-së dhe zëdhënës, Darko kaevski nga foltorja e Kuvendit gjatë zgjedhjes së Qeverisë teknike tha se duke e vënë interesin e shtetit në vend të parë, deputetët e LSDM-së si parti progresive dhe proevropiane, së bashku me deputetët e shumicës, do ta mbështesin Qeverinë teknike në Kuvendin e RMV-së.
Elmi Aziri nga Aleanca për shqiptarët në fjalimin e tij tha se më tepër do të dëshironte të kemi kreyeministër politik se sa teknik.
"Për fat të keq nga deklaratat e disa partive politike mund të konstatohet se disa prej tyre nuk do të votojnë për këtë qeveri. Nënkuptohet mosvotimi është për shkak të përkatësisë etnike të kandidatit për kryeministër. Kjo nuk është shenjë e mirë posaçërisht nga ata që pretendojnë të udhëheqin shtet ndëretnik", tha Aziri.
Sipas deputetit Borisllav Kërmov nga E Majta, qasja inferiore e LSDM-së në mënyrë më eklatante e demosntron zgjehdjen e kryetarit të Kuvendit.
Kërmov konsideron se me të a.q. Front evropian të LSDM-së, inferioriteti i LSDM-së shkon në skajshmëri ku, siç tha, janë të gatshëm të sakrifikojnë kompletisht gjithçka, për të mbetur me çdo çmim në pushtet.
Foli edhe deputeti Skender Rexhepi nga Alternativa duke u shprehur se do ta mbështesë kryeminsitrin teknik. ab/
ФОТО: МИА