• e shtunë, 23 nëntor 2024

Debati i Komisionit për ribalancin e Buxhetit do të vazhdojë të hënën

Debati i Komisionit për ribalancin e Buxhetit do të vazhdojë të hënën
Shkup, 17 qershor 2022 (MIA)- Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet e ka përfunduar debatin e sotëm për ribalancin e Buxhetit për vitin 2022. Debati do të vazhdojë të hënën. Edhe në ditën e tretë të debatit parlamentar deputetët e opozitës dhe pushtetit kanë dalë me qëndrime të kundërta. Për opozitën ribalanci është dëshmi se ekonomia është e shkatërruar dhe se vazhdimisht rritet varfëria. Deputetët nga pushteti, megjithatë kanë porositur se me ribalancin kursehen mjete serioze që do të përdoren për ndihmë direkte për qytetarët dhe ekonominë. Me ribalancin e Buxhetit, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 245,8 miliardë denarëve dhe janë për rreth 6,9 miliardë denarë apo 2,9 për qind më të larta në raport me projeksionet fillestare të Buxhetit. Shuma e shpenzimeve të përgjithshme është 288,5 miliardë denarë apo për rreth 161,1 miliardë denarë (5,9 për qind) më shumë në krahasim me projeksionet fillestare me planin për vitin 2022. Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 32,2 miliardë denarë dhe janë për rreth gjashtë miliardë më të ulëta në krahasim me planin për vitin 2022, por nga pushteti paralajmërojnë se do të vazhdojnë projektet për ndërtim të rrugëve, hekurudhave, gazpërçuesve. Rritja ekonomike është projektuar në 3,2 për qind, ndërsa shkalla e inflacionit është projektuar në 7,2 për qind. Deficiti është planifikuar në nivel prej 42,7 miliardë denarë. Anëtarët e Komisionit gjatë debatit për ribalancin e Buxhetit duhet të shqyrtojnë edhe rreth 200 amendamente të iniciuar kryesisht nga opozita.  

QËNDRONI TË LIDHUR