• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debati i komisionit kuvendor për planin vjetor të punës së AOT-së

Debati i komisionit kuvendor për planin vjetor të punës së AOT-së

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Në Kuvend për sot është caktuar seancë e komisioneve për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për monitorimin e komunikimeve, për shëndetësinë dhe për transport, lidhje dhe ekologji.

Raporti vjetor për punën e Agjencisë Operative-Teknike për vitin 2023 është në rendin e ditës së Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të monitorimit të komunikimeve, ndërsa Komisioni për Shëndetësi duhet të diskutojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, në procedurë të shkurtuar.

Para Komisionit për Transport i cili do të mbajë dy seanca, janë programet vjetore për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor për vitin 2023 dhe për vitin 2024, Plani Financiar për ndryshimin e planit financiar të Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2024, Propozim Programi vjetor i punës dhe zhvillimit të Agjencisë së aviacionit civil për vitin 2024, Propozim-Plani Vjetor Financiar i Agjencisë së aviacionit civil për vitin 2024, Programi vjetor i punës së Agjencisë së Postës për vitin 2024, si dhe projektligji për shpalljen e Kanjonit të Matkës monument natyre, në lexim të parë.  qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR