• e shtunë, 23 nëntor 2024

Debati i amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2024, refuzohen 19 amendamente

Debati i amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2024, refuzohen 19 amendamente

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet janë shqyrtuar dhe refuzuar gjithsej 19 amendamente me propozim të VMRO-DPMNE-së opozitare. Amendamentet e refuzuara kanë të bëjnë me sigurimin e mjeteve financiare për ndërtimin e rrjeteve fekale, kanalizim dhe furnizim me ujë në vendet e banuara në komunat Jegunovc, Zelenikovë, Petrovec, Veles, Çashkë, Gazi Babë, Mogillë, Strugë, Çeshinovë-Obleshevë, Gjorçe Petrov, për gazifikimin e Qytetit të Shkupit, për ndërtimin e shtëpisë së pleqve në Koçan, për hidroteknologji për projektin e ndërtimit të një pjese të rrugës kryesore të qytetit në Koçan. Debati i amendamenteve duhet të përfundojë të shtunën.

Anëtarët e Komisionit duhet të vazhdojnë me punë edhe pasdite.

Për propozim-buxhetin janë dorëzuar gjithsej 272 amendamente nga propozues të autorizuar, nga të cilat 250 nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm është 5,5 miliardë euro. Të ardhurat e përgjithshme  në vitin 2024 janë planifikuar në nivel prej 310,1 miliardë denarë dhe të njejtat janë për 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 343,6 miliardë denarë ose për rreth 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 343,6 miliardë denarë ose janë për 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023.

Për paga janë parashikuar 41,2 miliardë denarë, për mallra dhe shërbime është planifikuar vlerë prej 25,3 miliardë denarë, për transfere rrjedhëse dhe subvencione 215,3 miliardë denarë. Për transferet sociale janë parashikuar 161,1 miliardë denarë, nga të cilat për pagesën e pensioneve 83,6 miliardë denarë, për kompensim për mbrojtje sociale të shtresave më të cenueshme të popullatës, rreth 13,2 miliardë denarë. Rritja e ekonomisë është projektuar në nivel prej 3,4 për qind, ndërsa inflacioni në nivel deri në 3,6 për qind. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR