• e shtunë, 23 nëntor 2024

Debat rreth amendamenteve për ligjin për tatimin e solidaritetit

Debat rreth amendamenteve për ligjin për tatimin e solidaritetit

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Në Komisionin parlamentar për çështje evropiane po zhvillohet debati rreth amendamenteve për Ligjin për tatimin e solidaritetit në lexim të dytë i cili zhvillohet në procedurë të shkurtuar, ndërsa duhet të vazhdojë pas pauzës. Janë dorëzuar tre amendamente nga propozues të autorizuar.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka shpjeguar amendamentin e nenit 3 paragrafi 1 dhe 2 të parashtruar nga deputetët e kësaj partie me të cilin, siç tha ai, kërkohet që mjetet e mbledhura në bazë të tatimit të solidaritetit të dedikohen për nënprogramin e ri P2 masat e solidaritetit në kushte krize që do të përcaktohen më hollësisht me Ligjin për realizimin e Buxhetit të shtetit për vitin 2023.

“Këtë e kërkojmë sepse mendojmë se në këtë mënyrë këto mjete do të shfrytëzohen në mënyrë adekuate dhe do të ketë kohë për të bërë plan të mirë bazuar në hartimin e Ligjit për realizimin e Buxhetit, se si do të shpenzohen këto mjete, ndërsa të përdoren në mënyrë të dobishme nga qytetarët, ekonomia, qeveria, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe të tjerët që kanë nevojë për mbështetje për këtë buxhet.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi e hodhi poshtë amendamentin e propozuar dhe sqaroi se taksa në vetvete është i jashtëzakonshëm, i njëhershëm, nuk është neutral, i përgjithshëm si taksat e tjera për financimin e buxhetit, por qëllimi dihet saktë dhe prandaj është vendosur në Programin 1 – masat për përballje me KOVID-19 dhe masat e tjera antikrizë që kanë të bëjnë me krizën.

"Në fakt kjo e përcaktuar edhe në Ligjin për realizimin e buxhetit dhe për ato arsye është vendosur këtu për ta bërë më të qartë se bëhet fjalë për mjete që do të shkojnë për të mbështetur masat kundër krizës, nuk ka nevojë të definohet program i ri që nuk është në Ligjin për realizimin e buxhetit. Me këtë konsiderojmë se ky propozim nuk pranohet", ka thënë Besimi sipas të cilit kjo është konform me parimet e solidaritetit që është një nga parimet e Kushtetutës, neni 8 dhe neni 33.

Ministri Besimi sqaroi mes tjerash tha se propozim- ligji në dhjetor të vitit të kaluar, në disa raste ka pasur debat publik si dhe komunikim në formë të shkruar me Odat ekonomike që atëherë e kanë përkrahur këtë ligj pikërisht për shkak se ka të bëjë me solidaritetin. Ai gjithashtu theksoi se është përdorur praktika e vendeve të BE-së, duke u thirrur në rregulloren e Këshillit të BE-së nga 6 tetori 2022.

Para fillimit të debatit, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski i bëri vërejtje kryetares së Komisionit, Arta Bilalli-Zendeli që gjatë votimit të propozimit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së kanë votuar gjithsej 16 deputetë, ndërsa komisioni numëron 15 anëtarë.

“Mendoj se gabime të tilla kur merren vendime serioze nuk janë të lejueshme, sidomos jo për çështje të tilla kontroverse ku qëllimi është që ata që kanë paguar taksa të paguajnë edhe më shumë në kurriz të atyre që nuk kanë paguar dhe nuk do të paguajnë as në të ardhmen”, tha Milloshoski.

Bilalli, nga ana tjetër vlerësoi se vërejtja e Milloshoskit është tendencioze.

“Është gabim teknik, detyra e numërimit të votave është e shërbimeve, jo e kryetarit të Komisionit”, tha Bilalli Zendeli.

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR