Debat "Roli i drejtësisë dhe sundimit të drejtësisë. Sundimi i mirë si ide dhe si praktikë"
- - "Roli i drejtësisë dhe sundimit të drejtësisë: Sundimi i mirë si ide dhe si praktikë" është tema e debatit të sotëm që do të mbahet në ciklin e ngjarjeve Kafe Evropa, në organizim të Lëvizjes Evropiane (EMMK).
- Post By Fitore Curri
- 07:52, 6 shtator, 2023
Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - "Roli i drejtësisë dhe sundimit të drejtësisë: Sundimi i mirë si ide dhe si praktikë" është tema e debatit të sotëm që do të mbahet në ciklin e ngjarjeve Kafe Evropa, në organizim të Lëvizjes Evropiane (EMMK).
"Në shoqëritë liberale bashkëkohore ka rol të veçantë shoqëror. A dimë ne si qytetarë mjaftueshëm për funksionin e drejtësisë? Cili është dallimi ndërmjet sundimit dhe sundimit të drejtësisë? Pse nuk funksionojnë institucionet tona? Këto janë një pjesë e mendimeve për rrjedhën e debatit, por pritet të ketë perspektiva të reja dhe konkluzione të cilat e tejkalojnë këtë kornizë fillestare konceptuale", paralajmëruan nga Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë.
Si folës dhe pjesëmarrës të cilët do të debatojnë janë paralajmëruar Snezhana Kaleska Vançeva, kryetare e Komisionit Legjislativ-Juridik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, François Lafond, ekspert për Reforma të administratës publike, nga Franca, Aleksandar Kërzhallovski, drejtor i Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), Andrej Lepavtsov, ambasador, kryetar i Unionit Pan-Evropian të Maqedonisë, Tërpe Stojanovski, profesor, Fakulteti i Sigurisë, UKO- Manastir, Ardita Abazi - Imeri nga Instituti i Politikave Evropiane (EPI) - Shkup dhe Katica Janeva nga ALDA - Shkup.
Për debat janë paralajmëruar edhe përfaqësues të shoqatave civile, mjedisi akademik, përfaqësues të përfaqësive diplomatike, anëtarë të EMMK. fc/
Fotografia: MIA