• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debat publik për rëndësinë e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimit rajonal

Debat publik për rëndësinë e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimit rajonal

 Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Komisioni Kuvendor për Vetëqeverisje Lokale sot mbajti debat publik për rëndësinë e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimin rajonal, si pjesë e procesit të krijimit të Strategjisë Zhvillimore Kombëtare (SZHK) për 20 vitet e ardhshme.

Procesi i hartimit të strategjisë është në kuadër të projektit të zbatruar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara UNDP, në koordinim me Zyrën e Koordinatorit të Përhershëm në Maqedoninë e Veriut dhe me mbështetje financiare nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministria e Financave të Republikës së Sllovakisë. 

 

Siç bëri të ditur pres shërbimi kuvendor, kryetarja e Komisionit për Vetëqeverisje Lokale, Ane Lashkoska, në fjalimin hyrës, potencoi se kryesore për këtë proces është që në të të jenë të përfshirë të gjitha palët e prekura, përfshirë pushtetin, opozitën, organizatat e shoqërisë civile, sektorin e biznesit, si dhe më shumë se 4.000 qytetarë të cilët deri më tani kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në punëtoritë e organizuara.

 Në debatin publik u prezantuan sfidat e identifikuara dhe ndryshimet sistematike në fushën e zhvillimit terroitorial në përbërje të draft versionit të Strategjisë Zhvillimore Kombëtare nga ana e Aleksandar Stojkovit, profesor ordinar në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në Shkup dhe Rizvan Sulejmani, drejtor i Institutit për Studime Politike dhe Multikulturore, ish-deputet dhe ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

 Pas prezantimit pasoi një diskutim për përcaktimin e ndryshimeve të nevojshme sistemore në dy dekadat e ardhshme në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimit territorial. Ngjarja përfundoi me një përmbledhje dhe shqyrtime përmbyllëse për hapat e mëtejshëm të procesit.

 Në debatin publik u përfshinë kryetarë të komunave, ekspertë, përfaqësues nga ministritë, organizatat e shoqërisë civile, institucionet shtetërore, sektori i biznesit dhe konsulentë.

Foto: Kuvendi

 

QËNDRONI TË LIDHUR