Debat publik për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna familjare
- Komisioni i Kuvendit për Mundësi të Barabarta të grave dhe burrave, në bashkëpunim me Klubin e deputetëve dhe Misionin e OSBE-së në Shkup sot do të mbajë debat publik me temën "Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe dhuna familjare".
- Post By Sara Ademi
- 07:34, 25 nëntor, 2024
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për Mundësi të Barabarta të grave dhe burrave, në bashkëpunim me Klubin e deputetëve dhe Misionin e OSBE-së në Shkup sot do të mbajë debat publik me temën "Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe dhuna familjare".
Siç informojnë nga shërbimi për media i Kuvendit, janë parashikuar fjalime të kryetares së Komisionit për Mundësi të Barabarta të grave dhe burrave Zhaklina Peshevska, zëvendës shefes së Misionit të OSBE-së në Shkup, Suzan Penksa, zëvendësministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini Gjoko Velkovski dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Boban Stojanoski. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s