• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Debat publik për muajin kundër kancerit të gjirit, zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë

Debat publik për muajin kundër kancerit të gjirit, zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Po punohet me përkushtim në avancimin e këtij segmenti të shëndetësisë si dhe drejt qasjes më të lehtë drejt kontrolleve preventive dhe me kohë, duke pasur parasysh se zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë, theksoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti gjatë pjesëmarrjes së tij në Debatin e sotëm publik për shënimin e muajit tetor, i cili i kushtohet luftës kundër kancerit të gjirit, i titulluar "Zonja, kontrollohuni!".

Mexhiti, në Debatin publik të organizuar nga ana e Universitetit amerikan të Evropës - FON, tha se mamografia skrining është pa pagesë për gratë, përkatësisht participimin e mbulon Ministria e Shëndetësisë.

"Vetëm prej fillimit të këtij viti janë realizuar mbi 3.000 kontrolle në kuadër të këtij skriningu. Gjithashtu kohë më parë implementuam risi të rëndësishme lidhur me rrugën për kontroll të gjirit, me qëllim që gratë të kryejnë mkontroll të gjirit në pajtim me pasqyrën e tyre klinike, përkatësisht nevojës mjekësore. Kjo do të thotë se gra me pasqyrë klinike për ndryshime në gji marrin udhëzim për kontroll të gjirit, ndërsa radiologu i jep udhëzimet e nevojshme shtesë të biopsisë. Me këtë dukshëm lehtësohet qasja e grave drejt shërbimit të nevojshëm shëndetësor", tha Mexhiti.

Maja Stojçevska Çapova, specialiste për radiodiagnostikë, në debat tha se ideja e të gjitha kontrolleve të skriningut, mamografitë e rregullta dhe të gjitha teknikat e sotme është për zbulim të hershëm të karcinomit.

"Ideja për 'Vetëm kontroll' që e promovuam dhe akoma e promovojmë është t'i japë ide gruas se duhet të paraqitet për kontroll. Do të thotë, jo se ju vetë jeni të obliguar të zbuloni diçka dhe se vetë dp të jeni të vetëdijshëm në cilin moment duhet apo nuk duhet të lajmëroheni për kontroll, por nga një moshë e caktuar duhet rregullisht të kryhet kontrolli", tha ajo.

Përveç ministrit Mexhiti dhe mjekes Stojçevska Çapova, në debat morën pjesë edhe mjekja Maja Jakimovska, Sefer Canoski dhe Aleksandra Srëbinovska Donçevski si përfaqësues nga universiteti, Maja Trajkoviq si profesoreshë dhe Lila Filipovska si mysafire e veçantë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR