• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debat publik për draft-strategjinë e Qeverisë për Transparencë (2023-2026)

Debat publik për draft-strategjinë e Qeverisë për Transparencë (2023-2026)

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Debat publik për draft-strategjinë për transparencë të Qeverisë (2023-2026) do të mbahet sot në organizim të Kabinetit të zëvendëskryeministrit të Qeverisë përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë dhe Fondacionit për internet dhe shoqëri Metamorfozis.

Në debatin publik fjalime hyrëse do të kenë zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, drejtori ekzekutiv i Metamorfozis, Bardhyl Jashari dhe Adriana Lavçiska nga Fondacioni Shoqëria e Hapur - Maqedoni, ndërsa draft strategjinë do ta prezantojë Irena Bojaxhievska dhe Natalija Shikova, ekspertë për përgatitjen e një draft strategjie për transparencë.

Siç thekson Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, qëllimi i strategjisë është lidhja dhe harmonizimi i politikave tashmë të miratuara që në mënyrë direkte ose indirekte duhet të përmirësojnë transparencën e institucioneve, por duhet të japin edhe drejtime të reja për përmirësimin e transparencës së institucioneve. .

Draft teksti është rezultat i punës së grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë për Transparencë, i përbërë nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, media dhe përfaqësues akademikë dhe institucione, që është pjesë e mbështetjes që Fondacioni Metamorfozis ofron në kuadër të bashkëpunimit me Zyrën e Zëvendëskryeministres përgjegjëse për politikat për qeverisje të mirë dhe përmes projektit “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore në Rmv” të realizuarA nga Fondacioni MetamorfoZis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëria e Hapur-Maqedoni. 

“Me krijimin e këtij dokumenti strategjik do të funksionalizohen dhe përmirësohen rregullat e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve dhe parimi i transparencës”, theksuan nga Sekretariati i Përgjithshëm.

Strategjia e Qeverisë për Transparencë me një plan veprimi është planifikuar të zbatohet në periudhën 2023-2026 dhe është konceptuar si vazhdimësi e praktikave pozitive të bashkëpunimit dhe transparencës aktive të vendosura nga Strategjia e mëparshme.

Në debatin publik është paraparë pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, punonjësve të medias, sektorit të biznesit dhe të gjithë palëve të interesuara, të cilat do të kontribuojnë në finalizimin e tekstit të strategjisë së transparencës dhe planit të veprimit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR