• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Debat publik i Gjykatës Administrative për ankesën nga Koalicioni "VLEN"

Debat publik i Gjykatës Administrative për ankesën nga Koalicioni

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut në ora 17:30 do të mbajë debat publik për çështjen e formuar pas ankesës së Koalicionit "VLEN" për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024. Ankesa, sipas informacioneve të MIA-s, ka të bëjë me vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për votimin në në Banjicë të Poshtme, Gostivar. 

"Gjykata administrative e informon opinionin se me 16:05.2024 me fillim në ora 17:30 në sallën e gjyqit nr.1, do të mbajë seancë publike për çështjen URP.бр.86/2024, të formuar pas ankesës së parashtruar nga koalicioni "VLEN" në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeveUP1 nr. 10-14 nga 14.05.2024", qëndron në kumtesën në ueb faqen e Gjykatës Adminsitrative.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e Gjykatës Administrative, por, gjithashtu, nesër do të duhet të nisë përgatitjet për rivotimin që duhet të mbahet të mërkurën, më 22 maj.

Deri te KSHZ janë parashtruar 27 ankesa për votim në zgjedhjet parlamentare, por një pjesë prej tyre ishin në grupe. Prej aty potencojnë se ata me kujdes i kanë shqyrtuar të gjitha ankesat, ndërsa kanë miratuar vetëm shtatë, respektivisht aty ku ka baza dhe ku është evidente se të dhënat në materialin e besueshëm nuk pajtohen me të dhënat e procesverbalit, e kjo është në vendvotimet Zhelinë, Strugë, Ohër dhe nga dy në Dollnen dhe Krushevë. ls/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR