Debat "Propozime për revizion të dispozitave ligjore për mbrojtjen e pluralizmit dhe diversitetit të shërbimeve mediatike audiovizuele"
- Подготовката на овој документ за јавни политики и дискусијата се дел од редовните активности на Центарот на развој на медиуми, со финансиска поддршка од Европскиот фонд за демократија (ЕЕД).
- Post By Sara Ademi
- 07:57, 19 dhjetor, 2024
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Në organizim të Qendrës për zhvillim të mediave, sot në Shkup do të mbahet diskutim "Propozime për revizionin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e pluralizmit dhe diversitetit të shërbimeve mediatike audiovizuele".
"Qendra për zhvillim të mediave në vazhdimësi monitoron zhvillimin e politikave dhe legjislacionit për media në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përgatit analiza dhe dokumente për politika publike për të identifikuar kushtet dhe nevojat për reforma të legjislacionit dhe ligjvënies për media në fushën e shërbimeve mediatike audiovizuele, thonë prej atje.
Ata mendojnë se ndryshimet e mëparshme në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele për harmonizimin e tij me Direktivën e re për Shërbimet Mediatike Audiovizuele të BE-së nuk janë të mjaftueshme dhe se legjislacioni ka nevojë për një reformë më të plotë që do të sigurojë përshtatjen e tij me trendet e reja në fushën e transmetimit televiziv dhe funksionimin e medias në përgjithësi në mjedisin e ri dixhital.
"Një nga ato fusha është pjesa e ligjit që mbulon çështjet e mbrojtjes së pluralizmit dhe diversitetit të shërbimeve mediatike audiovizuele. Ato dispozita, që kishin vendin dhe rolin e tyre në kohën kur u futën në legjislacion në vitin 2005, por sot janë të vjetruara, tepër strikte dhe konservatore dhe pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së shërbimeve mediatike audiovizuele. Gjithashtu, si çdo gjë tjetër, edhe ato dispozita kanë nevojë për përputhje me tendencat më të fundit në epokën e sotme të dixhitalizimit dhe zhvendosjes të audiencës, ndërsa me atë edhe të mediave, drejt platformave të reja në internet", theksojnë nga Qendra për Zhvillimin e Mediave. sa/
foto: Arkivi i MIA-s