• e premte, 27 dhjetor 2024

Debat "Përballja dhe lufta me korrupsionin dhe mbrojtja e interesave financiare të shtetit"

Debat

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Në organizim të Lëvizjes evropiane në Maqedoni të Veriut sot në Klubin e deputetëve do të mbahet sesioni i Grupit të punës 6 - Antikorrupsioni (Kapitulli 5 - Furnizimet publike, Kapitulli 18 - Statistika dhe Kapitulli 32 - Kontrolli financiar), me temë "Përballja dhe lufta me korrupsionin dhe mbrojtja e interesave financiare të shtetit".

Guvernatori i Bankës popullore kroate, Boris Vujaçiq, do të ketë fjalim hyrës në temë, me ç'rast do ta prezantojë rrugën kroate drejt integrimit evropian, si dhe efeektet prej saj. Në debat od të përfshihen edhe ekspertë të tjerë nga sfera e së drejtës. gjykatës, profesorë unioversitarë, si dhe përfaqësues të sektorit qytetar.

Sesioni është pjesë e Projektit Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoni të Veriut, platformë për përfshirje të sektorit qytetar në debate për tema lidhur me procesin e integrimit evropian, me qëllim që të përgatiten të gjitha kapacitetet e shtetit për procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në. Projekti është realizuar nga ana e Lëvizjes evropiane në Maqedoni të Veriut, ndërkaq është financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR