• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debat për Propozim ligjin për amnisti dhe procesin e risocializimit dhe riintegrimit të personave të dënuar

Debat për Propozim ligjin për amnisti dhe procesin e risocializimit dhe riintegrimit të personave të dënuar

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Shoqata penologjike e Maqedonisë së Veriut sot organozon debat të quajtur "Propozim ligji për amnisti dhe procesin e risocializimit dhe riintegrimit të personave të dënuar më parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut".

Në ngjarje do të flasin akadmeikë, profesorë, gjykatës dhe praktikantë të cilët punojnë në fushën e risocializimit dhe riintegrimit të personave të dënuar më parë.

Qëllimi, siç paralajmëruan nga Shoqata penologjike e Maqedonisë së Veriut, është hapja e diskutimit më të gjerë për ligjin për amnisti.

Ngjarja mbahet në kuadër të projektit "Vendosja e shërbimeve në bashkësinë për mbështetje të risocializimit dhe riintegrimit të ish-të dënuarve", financiarisht i mbështetur nga BE-ja, ndërkaq zbatuar nga Shoqata e vendit e juristëve të rinj në partneritet me Shoqatën penologjike të Maqedonisë së Veriut, Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut dhe Shoqatën për këshillim, mjekim, riintegrim dhe risocializim të personave të varur nga substancat psikotrope ZGJEDHJA. ab/

Foto: Shoqata penologjike e Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR