• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debat për pjesëmarrjen dhe qasjen e personave me pengesa në politikë

Debat për pjesëmarrjen dhe qasjen e personave me pengesa në politikë

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Organizata "Polio Plus - Lëvizja kundër hendikepit" nga Shkupi sot e mbajti sesionin final informativ në suaza të projektit nën titullin "Disability Alliances for Development of Inclusive Reforms in the Region - DADIRR (Lidhje të peronave me pengesa për zhvillim të reformave inkluzive në rajon - DADIRR), lidhur me pjesëmarrjen e personave me pengea në jetën publike dhe politkke. Projekti është mbështetur nga programi "Smart Balkan", i cili financiarisht është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Tema e këtij sesioni informativ është prezantim dhe diskutim për rezultatet nga hulumtimi lidhur me legjislaturën e vendit. Krahas personave me dhe pa pengea, janë analizuar përgjigjet edhe të katër partive politike: VMRO-DPMNE, LSDM, RDM dhe BESA.

Bashkëpunëtorja profesionale e "Polio Plus" dhe konsultante, natasha Amdiu theksoi e Konventa për të drejtat e perosnave me pengesa është miratuar nga hsteti dhe si e tillë, implementimi i saj duhet të jetë obligim edhe në kontekst të harmoinizimit me rregullativat e Bashkimit Evropian.

Kjo Konventë, mes tjerash, i obligon institucionet të igurojnë qasje të personave me pengesa drejt procesit të plotë zgjehdor. Këtu bën pjesës edhe informimi për të drejtat në përgjithëi, e madje edhe e drejta e votës.. Anketa tregon se madje 39 për qind e persosnave me pengesa nuk janë të nioftuar me Konventën, përkundër katlr për qind të cilët u përgjigjën se e njohin shskëlqyeshëm.

Kjo do të thoshte edhe edukim konkret për specifikat gjatë procesit të votimit dhe nevojat e votuesit rreth atij procesi. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR