• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debat për përcaktimin e integritetit për të gjithë nëpunësit të angazhuar në vende pune me rrezikshmëri të lartë në VK dhe linjat kufitare

Debat për përcaktimin e integritetit për të gjithë nëpunësit të angazhuar në vende pune me rrezikshmëri të lartë në VK dhe linjat kufitare

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) sot do të mbahet sesioni i dytë kushtuar debatit publik për "Përcaktimin e integritetit për të gjithë nëpunësit të cilët janë të angazhuar në vende pune me rrezikshmëri të lartë në VK dhe linjën kufitare me aplikimin e poligrafit si masë parandaluese për parandalimin e mundshëm të korrupsionit".

Debatin publik e realizon Qendra koordinuese kombëtare për menaxhimin e kufirit pranë Qeverisë.

Pjesëmarrësit në sesionin e dytë, siç është paralajmëruar, janë përfaqësues nga sektori joqeveritar, shoqata të transportuesve të autobusëve dhe kamionëve, Odat ekonomike dhe Sindikatat policore dhe doganore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR