• e shtunë, 23 nëntor 2024

Debat për grumbulluesit joformal të mbeturinave

Debat për grumbulluesit joformal të mbeturinave

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Në Odën Ekonomike sot do të mbahet debat me temën "Gjetjet nga hulumtimi për gjendjen me grumbulluesit joformal të mbeturinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë për integrimin e tyre në ekonominë formale".

Në debat do të prezantohen rezultatet e hulumtimit që “Pakomak” ka bërë për grumbulluesit joformal në periudhën mars-prill me ekzemplarë reprezentues në tetë rajone planore.

Sipas paralajmërimit, është paraparë të marrin pjesë ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, udhëheqësi i sektorit për mbeturina në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Karanfilova-Maznevska dhe drejtori ekzekutiv i “Pakomak”, Filip Ivanovski.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR