• e premte, 22 nëntor 2024

Debat për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore

Debat për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Panel diskutim me titullin "Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore", do të mbahet sot në Shkup në organizim të Institutit të Ohrit. 

Qëllimi i diskutimit, siç thuhet nga Instituti, është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme në procesin e vlerësimit të rreziqeve zgjedhore para zgjedhjeve të ardhshme, si dhe informimi i qytetarëve dhe publikut për kuptimin dhe rolin e bashkëpunimin ndërmjet institucioneve në procesin zgjedhor.

Organizatori i panelit ka paralajmëruar pjesëmarrjen e Sllavica Gërkovskës, zëvendëskryetare përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, të ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe të Drejtësisë Krenar Lloga, Stefan Andonovski, zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Dashtevski, kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski, Maksim Acevski, kryerevizor Shtetëror në Entin Shtetëror të Revizionit, Tatjana Dimitrovska, Kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

"Ngjarja paraqet një segment të angazhimit tonë të vazhdueshëm për përmirësimin e procesit zgjedhor në vendin tonë që nga viti 2014, kur organizuam nënshkrimin e Deklaratës së parë për zgjedhje të ndershme dhe të lira dhe kundër gjuhës së urrejtjes. Në këtë ngjarje do të mbajnë fjalim personat përgjegjës të institucioneve me kompetenca në procesin zgjedhor. Ata do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat dhe praktikat e tyre në lidhje me punën e institucionit që drejtojnë, rolin e tij në procesin zgjedhor dhe rreziqet e mundshme për zgjedhjet e ardhshme", theksojnë nga Instituti. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR