• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debat për efektet e krizës financiare dhe energjetike mbi politikat dhe qytetarët

Debat për efektet e krizës financiare dhe energjetike mbi politikat dhe qytetarët

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Debat me temë "Efektet e krizës financiare dhe energjetike ndaj politikave dhe qytetarëve" organizuar nga Qendra për komunikime civile sot do të mbahet në Shkup në të cilin do të prezantohet Hulumtimi i pasojave nga rritja e shpenzimeve buxhetore nga kriza në vitin 2022 në fushat që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Qëllimi i debatit është të kontribuojë në një vlerësim real të ndikimit që politikat dhe masat e ndërmarra në përgjigje të krizës financiare dhe energjetike patën në buxhet. Në të do të marrin pjesë edhe kryerevizori shtetëror Maksim Acevski dhe eksperti tatimor dhe financiar Pavle Gacov. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR