• e premte, 27 dhjetor 2024

Debat në Kuvend për zgjedhje të ministrave të rinj: Akuza të ndërsjellta për krim, korrupsion dhe tregti

Debat në Kuvend për zgjedhje të ministrave të rinj: Akuza të ndërsjellta për krim, korrupsion dhe tregti

Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) -  Në Kuvend vazhdoi debati për zjehdje të ministrave të rinj të Drejtësisë, Shëndetësisë, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Mjedisit Jetësor de Planifikim hapësinor. Ministër i Drejtësisë është propozuar krena Lloga, i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu dhe ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Maja Shkuova.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në diskutimin në mbledhjen e sotme të Kuvendit theksoi se kandidati i propozuar për ministër të ri të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti duhet t'i sqarojë opinionit se "si nga një barakë modete për momentin po ndërton një haciendë të madhe prej 336 metrave katrorë" në lagjen elitare të Shkupit - taftalixhe, si fqinj i parë i Arben Taravarit. Nikollovski tregoi edhe fotografi dhe i bëri thirrje Mexhitit t'i sqarojë opinionit, si nga të gjitha lokacionet në qytetin e Shkupit ka zgjehdur lokacion mu përballë "shtëpisë së dhuruar mikut të tij dhe kryetarit të partisë Arben taravari".

Nikollovski shprehi keqardhje, për shkak se, siç tha, kryetari i Qeverisë nuk është këtu për "t'u përgjigjur se si është e mundur që hacienda të këtilla të ngriten në lagjen më elitare të Shkupit dhe njerëz të tillë të poopozojë për ministra".

Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa, lidhur me akuzat kundër partisë së tij se kanë qenë të gënjyer kur kanë hyrë në koalicion me LSDM-në, replikoi se nuk beson se kanë qenë të gënjyer, srepse, siç tha, vetë i kanë sjellë vendimet e tyre.

Në replikë të fjalimit të zendelit, deputetja e LSDM-së, maria Georgievska theksoi se rreth dhjetë ditë në këtë Kuvend procesi për rikonstruim të Qeverisë po vullgarizohet deri në pafundësi.

Lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së se të gjithë nga pushteti janë kriminelë, Georgievska potencoi se për krim thërret "partinë më të korruptuar politike", "400 funksionarë të së cilës apo bartës të funksioneve" janë të involvuar në veprime kriminele.

Halil Snopçe, deputet i Aleancës për shqiptarët tha se viti 2023 do të jetë vit i vështirë për vendin dhe duhet të sillen ndryshimet kushtetuese sepse, siç tha, nëse nuk e shfrytëzojmë mundësinë, ndoshta me dekada të mos bëhemi anëtare e BE-së.

Duke iu drejtuar Zendelit, Snopçe theksoi se sot kur vendi pret t'i hapë negociatat për anëtarësim në BE dhe t'i bëjë ndryshimet kushtetuese, ai flet për rrënim të BDI-së.

pas debatit, nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski dha pauzë deri në orën 15:30. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR