• e enjte, 17 tetor 2024

Debat në Kuvend: Gratë nga mjediset rurale përballen me sfida të shumta

Debat në Kuvend: Gratë nga mjediset rurale përballen me sfida të shumta

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Gratë nga mjediset rurale përballen me numër të madh të problemeve dhe sfodave - mungesë të mbrojtjes shëndetësore, eksponim të pamjaftueshme kulturore, sociale, arsimim i pamjaftueshëm joformal cilësor, mungesë të transportit, rroga të ulëta dhe punë joformale të papaguar. Këto janë disa nga konkludimet e cekura në debatin e sotëm publik për "Barazi roze të grave nga mjediset rurale përmes përfhsirjes së tyre në tregun e punës". Debati publik u mbajt në suaza të mbledhjes së Komisionit kuvendor për mundësit të barabarta të grave dhe burrave lidhur me raportin vjetor Entit shtetëror për revizion.

Orhan Ademi, zëvendës kryerevizori shtetëror në debatin pulik theksoi se në bazë të rezultateve nga revizioni prëfituan bindje të matur se masat dhe aktivitetet për barazi gjinore të grave nga mjediset rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës të cilat po ndërmerren nga ana e institucioneve kompetente nuk janë mjaft efikase dhe efektive me qëllim të përfshirjes së grave nga mjediset rurale në tregun e punës dhe përqendrim në mjediset rurale. Potencoi se stereotipet dhe diskriminimi duhet eliminaur, gruaja rurale dëshiron, mundet dhe din si ta sigurojë të ardhmen e vet, të bëhet sipërmarrëse e suksesshme, të ndërtojë të nesërme më të mirë për përparimin e përgjithshëm shoqëror.

Konstatuan se strategjitë nacionale nga ajo fushë krijojnë bazë të mirë për zhvillim të mjediseve rurale, por nevojitet të definohen masa dhe aktivitete të cilat do të adaptohen për gratë nga mjediset rurale dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës. Theksoi se gratë nga mjediset rurale dhe përfshirja e tyre në tregun e punës, nuk janë pjesë e prioriteteve dhe qëllimeve startegjike të Qeverisë. Me definimin si prioritet strtaegjik. tha ai, shteti jo vetëm që do të ndihmojë për përmirësimin e gjendjes së grave nga mjediset rurale por do të ndikojë edhe në ndaljen apo pakësimin e procesit të shpërnguljes nga mjediset rurale të popullatës e cila jeton në këto mjedise rurale.

"Ekzistojnë masa të cilat kontribuojnë për përmirësim të gjendjes së grave rurale siç është masa e parë përgjegjëse gjinore 115 - mbështetje e një anëtareje aktive grua në ekonominë bujqësore, si dhe masa për përfshirje të grave nga mjediset rurale në tregun e punës të cilat janë krijuar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave siç është masa 112 - Ndihmë për bujqit e rinj për fillim të veprimtarisë bujqësore dhe masës 7 - Diversifikim të fermave dhe zhvillim të bizneseve", tha zëvendës kryerevizori i shtetit.

Ademi potencoi se nevojitet të sillen masa për rritje të numrit të fermereve të regjistruara dhe bartëse të ekonomive bujqësore prëmes vlerësimit adekuat të punës së tyre, si dhe nevoja për ndryshime ligjore për njohje të të drejtave të tyre për prëfitimet sociale, përfshirë pushimin mjekësor, pushimin prindëror dhe pensionet.

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova theksoi se më me rëndësi është të gjithë njerëzit prëfshirë edhe gratë nga mjediset rurale të përfshihen në ekonomi.

"Mu gratë në mjediset rurale janë shtylla e bashkësisë në të cilën jetojmë. Kur them bashkësi, nuk mendoj për bashkësinë familjare, por mendoj për ambientin social. Jo vetëm që kanë rol kyç, por këto ditë e pamë atë në Veles, janë jashtëzakonisht inovative në bujqësi. Ndërkaq meqenëse nuk ishin të përfshira në procese, shumë pak janë edhe në vendim-marrje, shumë më pak janë të korruptuara dhe të kriminalizuara", tha Davkova.

Zhaklina Peshevska, kryetare e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave i ceki problemet dhe sfidat me të cilat përballen gratë rurale.

"Shumë gra rurale varen nga të ardhurat familjare që i kufizon mundësitë e tyre për pavarësi financiare. Rroga të ulëta dhe punë joformale, shpesh punojnë në bujqësi apo biznese të vogla me rroga të ulëta dhe pa kontrata zyrtare të punës. Mungesa e mundësive arsimore, përkatësisht qasja drejt arsimit dhe trajnimit është e kufizuar, gjë që e vështirëson zhvillimin e shkathtësive të reja. Mungesa e infrastrukturës, përkatësisht infrastruktura e keqe në mjediwet rurale e vështirëson qasjen drejt shërbimeve dhe resurseve. Izolimi social - gratë rurale shpesh përballen me izolim posaçërisht lidhur me rrjetet sociale dhe mbështetjen. Mungesa e shërbimeve shëndetësore, qasja drejt kujdesit shëndetësor është e kufizuar, ndërkaq shumë gra nuk kanë informata për të drejtat dhe shërbimet shëndetësore. Rolet tradicionale - normat shoqërore ndonjëherë i kufozojnë gratë në aftësitë e tyre për të marrë pjesë në vendim-marrje dhe menaxhim me pronën. Gratë rurale shpesh janë të ekspozuara ndaj formave të diskriminimit dhe dhunës dhe mungesa e mbrojtjes juridike e përkeqëson pozitën e tyre. Këto probleme të cialt i numërova kërkojnë zgjidhje komplekse dhe mbështetje nga institucione dhe organizata të ndryshme për përmirësim të statusit të gruas rurale", tha Peshevska. ab/

Foto: Printskrin nga video

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR