• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debat në komisionin për propozim-listën për zgjedhje të anëtarëve të KPMD-së

Debat në komisionin për propozim-listën për zgjedhje të anëtarëve të KPMD-së

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Në Komisionin kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot mbahet debat publik për Konfirmimin e propozim-listës për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Kryetarja e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Marija Georgievska, njofton se përbërja e parë e KPMD-së është zgjedhur më 25 janar 2021. Ai theksoi se dy anëtarë të kësaj përbërjeje në ndërkohë kanë dhënë dorëheqje, ndërsa dy anëtarëve të zgjedhur si anëtarë me mandat tre vjeçar janë në përfundim. Ajo ka bërë të ditur se më 02.11.2023 Kuvendi ka marrë vendim për shpalljen publike të thirrjes për zgjedhjen e katër anëtarëve të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe për tre anëtarë me mandat pesëvjeçar dhe një anëtar me mandat një vit dy muaj e tetë ditë.

Për anëtarë të rinj të KPMD-së janë paraqitur 25 kandidatë - Enver Salihi jurist i diplomuar nga Kumanova, Elena Koçoska ekonomiste e diplomuar nga Prilepi, Albrim Pollozhani ekonomist i diplomuar nga Struga, Marijan Ponjaviq jurist i diplomuar nga Shkupi, Ismail Kamberi jurist i diplomuar nga Tetova, Dushan Tomshiq punëtor social i diplomuar nga Shkupi, Lupka Guguçevska Filipovska juriste e dipolomuar nga Shkupi, Zoran Bikovski sociolog i diplomuar nga Dellçeva, Besire Mjaki juriste e diplomuar nga Shkupi, Gajur Ramadani gazetar i diplomuar nga Gostivari, Tatjana Mihajlova juriste e diplomuar nga Shkupi, Dobre Jançev jurist i diplomuar nga Shkupi, Vesna Bendevska psikologe e diplomuar nga Manastiri, David Tasevski psikolog i diplomuar nga Shkupi, Muhamed Toçi jurist i diplomuar nga Gostivari, Zekir Abdulov jurist i diplomuar nga Dellçeva, Doan Sulejmanovski jurist i diplomuar nga Prilepi, Flora Kadriu profesoreshë e diplomuar në mësim klasor nga Shkupi, Nesime Jashari Luma juriste e e diplomuar nga Prilepi, Marina Bojkovska profesoreshë e diplomuar nga Shkupi, Ibrahim Ibrahimi ekonomist i diplomuar nga Gostivari, Matja Atanasova juriste e diplomuar nga Shkupi dhe Marika Çaneva juriste e diplomuar nga Shtipi. 

Enver Salihi, jurist i diplomuar nga Kumanova dhe ish anëtar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në prezantimin e tij theksoi se për paraqitjen e tij si anëtar i KPMD është motivuar nga ndarja në shoqërinë tonë dhe duke e parë status quon në të cilën lëviz Komisioni. Ai vlerëson se nevojitet fuqi e re dhe promovim më i madh i Komisionit.

Ismail Kamberi, jurist i diplomuar nga Tetova dhe anëtar aktual i KPMD informoi se ka përvojë prej mbi shtatë viteve në luftën kundër diskriminimit përmes shkrimit të analizave të ndryshme në sferën e Kapitullit 23 nga Kriteret e Kopenhagës, gjegjësisht sundim të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut me fokus të veçantë në diskriminim.

Kamberi theksoi se në sferën e besimit, të dhënat statistikore tregojnë në atë se në nivel vjetor numri i parashtresave rritet dyfish.

"Në vitin e parë kemi filluar me 78 parashtresave, ndërsa këtë vit kemi të paktën 500 parashtresa të dorëzuara nga qytetarë dhe shoqata qytetare.

Gjithashtu, barometri i fundit për diskrimimin tregon se 48 për qind e qytetarëve e njohin punën e Komisionit, që është për 10 për qind më shumë se raportet e kaluara, tha Kamberi.

Siç thuhet në shpjegimin e ueb -faqes së Kuvendit, për anëtar të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi mundë të zgjidhet person i cili i plotësojnë këto kushte: të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; të ketë të fituara 240 kredi nga EKTS ose VII/1 shkalla e arsimit, të ketë të paktën minimumin shtatë vite përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, prej të cilave pesë vite nga fusha e barazisë dhe mos diskriminimit; në momentin e zgjedhjes të mos i jetë i dënuar me burgim më shumë se gjashtë muaj ose ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës dhe të mos jetë bartës i funksionit në ndonjë parti politike. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR