• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debat kuvendor për shkarkim të ministrit të Shëndetësisë

Debat kuvendor për shkarkim të ministrit të Shëndetësisë

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Tridhjetë e gjashtë deputetë janë paraqitur për fjalë për shkarkimin e minsitrit të Shëndetësisë, Famtir Mexhiti, i cili vjen nga Aleanca për shqiptarët. Pasi që ai dhe minsitri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu u deklaruan se e mbështesin kryetarin e ASH-së, Arben taravarin, kryeministri teknik, Talat Xhaferi kërkoi shkarkimin e tyre dhe mërimin e ministrave të rinj, të cilët janë nga krahu i ASH-së që e kryeson Ziadin Sela.

Xhaferi nga foltorja e Kuvendit arsyetoi se profesionalizmi i Mexhitit dhe Aliut nuk është kontestues, por se sipas ligjit nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të Qeverisë dhe se kjo është arsyeja kryesore përse është propozuar shkarkimi i dy ministrave.

Sipas opozitës, Talat Xhaferi nuk ka kapacitet demokratik të kryesojë qeverinë teknike.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se shkarkimi i ministrave është kërkesë politike e BDI-së organizuar dhe zbatuar nga Artan Grubi për shkak të frikës nga bashkimi i bllokur opozitar shqiptar dhe humbja në zgjedhje.

Me veprimin e këtillë Qeveria e kryeminsitrit teknik, siç tha deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, ngritet tension në tërë shtetin dhe krijohet rrezik më i madh se ka dyshim se do të ketë tensione para dhe gjatë zgjedhjeve, gjë që i nevojitet dikujt.

Halil Snopçe, deputet nga Aleanca për shqiptarët, i cili e mbështet Arben Taravarin, duke e komentuar fjalimin e Xhaferit, tha se ASH ka vendosur të shkojë së bashku me opozitën dhe pyeti nëse ASH është opozitë, përse atëherë nuk ka shkarkim të ministrit të Drejtësisë dhe të dy zëvendësministrave.

Martin Kostovski nga LSDM theksoi se drejt kësaj situate me shkarkim erdhi pasi që një pjesë e ministrave të cilët janë nga Aleanca u deklaruan se dëshirojnë të shkojnë në opozitë.

Mbledhja vazhdon, ndërkaq paralajmërohet se Parlamenti do të punojë edhe në fundjavë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR