• e premte, 08 nëntor 2024

Debat komisioni në Kuvend për progresin e çështjeve gjinore

Debat komisioni në Kuvend për progresin e çështjeve gjinore

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) -  Komisioni kuvendor për mundësi të barabarta mes grave dhe burrave sot do të debatojë rreth Informacionit për progresin e çështjeve gjinore në dy dekadat e fundit  në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në Informaconin qeveritar të dërguar në Kuvend janë notuar ndryshime të rëndësishme pozitive për barazi gjinore në vend në 20 vitet e fundit.

"Këto përmirësime, megjithatë në masë të madhe janë fokusuar në ndryshimet ligjore dhe zhvillimin e strukturave nacionale kyçe për barazi gjinore, të cilët janë realizuar në proceset për veprim ndaj Bashkimit Evropian. Në këtë kuptim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ka punuar në periudhën e kaluar dhe në fushën e barazisë gjinore, koshiente se demokratizimi i vërtetë i vendit nuk është i mundur pas kyçje të plotë dhe të papenguar të burave dhe grave në të gjitha rrjedhat shoqërore", thuhet në Informacionin e publikuar në ueb sajtin e Kuvendit .  

Theksohet se pavarësisht progresit në promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, zbatimi i plotë i legjislacionit ka qenë një sfidë reale. Pengesat kryesore të identifikuara janë ndërgjegjësimi i ulët për çështjet që lidhen me barazinë gjinore, paragjykimet gjinore, stereotipet gjinore, paragjykimet dhe mendësitë kufizuese, qëndrimet, vlerat, besimet dhe perceptimet.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR