• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debat i Komisionit mbi propozim-listën për zgjedhjen e anëtarëve të KPMD-së

Debat i Komisionit mbi propozim-listën për zgjedhjen e anëtarëve të KPMD-së

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot është caktuar seancë e Komisionit për çështje për zgjedhje dhe emërime në të cilin pritet të diskutohet për Përcaktimin e propozim-listës për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli konkurs publik për zgjedhjen e katër anëtarëve të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi edhe atë për tre anëtarë me mandat nga pesë vite dhe një anëtar me mandat nga një vit e dy muaj e tetë ditë. 

Për anëtarë të rinj të KPMD-së janë paraqitur 25 kandidatë - Enver Salihi jurist i diplomuar nga Kumanova, Elena Koçoska ekonomiste e diplomuar nga Prilepi, Albrim Pollozhani ekonomist i diplomuar nga Struga, Marijan Ponjaviq jurist i diplomuar nga Shkupi, Ismail Kamberi jurist i diplomuar nga Tetova, Dushan Tomshiq punëtor social i diplomuar nga Shkupi, Lupka Guguçevska Filipovska juriste e dipolomuar nga Shkupi, Zoran Bikovski sociolog i diplomuar nga Dellçeva, Besire Mjaki juriste e diplomuar nga Shkupi, Gajur Ramadani gazetar i diplomuar nga Gostivari, Tatjana Mihajlova juriste e diplomuar nga Shkupi, Dobre Jançev jurist i diplomuar nga Shkupi, Vesna Bendevska psikologe e diplomuar nga Manastiri, David Tasevski psikolog i diplomuar nga Shkupi, Muhamed Toçi jurist i diplomuar nga Gostivari, Zekir Abdulov jurist i diplomuar nga Dellçeva, Doan Sulejmanovski jurist i diplomuar nga Prilepi, Flora Kadriu profesoreshë e diplomuar në mësim klasor nga Shkupi, Nesime Jashari Luma juriste e e diplomuar nga Prilepi, Marina Bojkovska profesoreshë e diplomuar nga Shkupi, Ibrahim Ibrahimi ekonomist i diplomuar nga Gostivari, Matja Atanasova juriste e diplomuar nga Shkupi dhe Marika Çaneva juriste e diplomuar nga Shtipi. 

Siç thuhet në shpjegimin e ueb -faqes së Kuvendit, për anëtar të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi mundë të zgjidhet person i cili i plotësojnë këto kushte: të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; të ketë të fituara 240 kredi nga EKTS ose VII/1 shkalla e arsimit, të ketë të paktën minimumin shtatë vite përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, prej të cilave pesë vite nga fusha e barazisë dhe mos diskriminimit; në momentin e zgjedhjes të mos i jetë i dënuar me burgim më shumë se gjashtë muaj ose ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës dhe të mos jetë bartës i funksionit në ndonjë parti politike. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR