• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Debat i katërt publik për propozim- zgjidhjet ligjore për reforma në administratën publike

Debat i katërt publik për propozim- zgjidhjet ligjore për reforma në administratën publike

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Vëmendje më e madhe t'i kushtohet procedurës së punësimit në administratën publike dhe gjatë punësimit krahas arsimit të merren parasysh edhe kompetencat dhe arsimi joformal, të ndryshohet pjesa e përllogaritjes së pagave në sektorin publik dhe ato duhet të ndërlidhen me pagën mesatare, sepse në zgjidhjen e propozuar janë më të vogla se në atë ekzistuese, si dhe për të hequr klientelizmin partiak dhe për të ndërtuar autonomi më të madhe tek administrata publike.

Këto janë rekomandimet kryesore nga debati i katërt dhe i fundit publik pas versioneve punuese të Propozim ligjit për nëpunësit administrativ, Propozim ligji për nëpunësit e sektorit publik dhe Propozim ligji për ngritjen profesionale dhe trajnimin e nëpunësve administrativ organizuar nga Ministria e Administratës Publike me Komisionin amë parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive nën kujdesin e Institutit kombëtar demokratik (NDI) në kuadër të fushatës "Të gjithë së bashku për administratë publike profesionale dhe cilësore".

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev tha se reforma në administratën publike është prioritet kryesor i qeverisë, ndërsa fokusi është krijimi i një administrate publike më transparente.

"Qëllimi ynë është të krijojmë ligje të cilat janë të zbatueshme. Rekomandimet e marra nga debatet publike ishin dhe do të jenë vendimtare për miratimin e ligjeve të reja për administratën publike", potencoi Minçev.

Reforma në administratën publike, shtoi ai, është një proces kyç që na përfshin gjithë neve. Qëllimi jonë është që deri në fund të vitit të dorëzojmë zgjidhjet e reja ligjore.

"Me debatin do të arrijmë në një propozim për zgjidhje ligjore të cilat janë të zbatueshme. Ne do t'i dëgjojmë të gjitha sugjerimet dhe do t'i zbatojmë brenda kompetencave tona ligjore. Megjithatë, nuk mund t'i përmbushim dëshirat e të gjithëve, por dëshirojmë të vijmë deri te zgjidhjet të cilët janë më të pranueshme", tha Minçevi.

Profesori Borçe Davitkovski theksoi se në versionin përfundimtar të ligjeve duhet të merren parasysh dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese, njëri për statusin e punonjësve në arsimin e lartë, ndërsa i dyti për balancuesin. Do të ishte mirë, siç tha ai, “të merret parasysh parimi i ndarjes së pushteteve”.

"Më në fund duhet të miratohen këto ligje që të mos kemi pasoja negative nga BE-ja", theksoi Davitkovski.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov potencoi se kanë rezerva për zgjidhjet ligjore në sferën e pagave, marrëveshjeve kolektive dhe të drejtën për grevë në sektorin publik.

"Ligji duhet të jetë në interes të punonjësve të cilët do të punojnë në administratën publike. Në pjesën e pagave, është shqetësues fakti se në përllogaritje në zgjidhjen e re ligjore ato madje janë ulur në krahasim me ato aktuale të llogaritura pas zgjidhjes ligjore ekzistuese. Ne jemi të shqetësuar se paga minimale është e përjashtuar. Punonjësit duhet të marrin pagë me koeficiente me pagën mesatare si funksionarë. Kërkojmë që në paga të parashikohen dhe shpenzimet e transportit", theksoi Trendafilov. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR