• e diel, 24 nëntor 2024

De Santis: Mbrojtja e Ukrainës nuk është interes vital i SHBA-së

De Santis: Mbrojtja e Ukrainës nuk është  interes vital i SHBA-së

Uashington, 15 mars 2023 (MIA) - Guvernatori i Floridës dhe kandidati i mundshëm presidencial i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, Ron de Santis, në një intervistë për Foks njuz deklaroi se mbrojtja e Ukrainës është nuk është interes vital i SHBA-së.

De Santis iu përgjigj pyetësorit të dërguar nga drejtuesi i Foks njuz, Taker Karlson, kandidatëve të mundshëm presidencialë të Partis Republikane, ndër tjerash, se SHBA-ja ka  shumë interesa vitale kombëtare, por se "ndërhyrja e mëtejshme në kontestin territorial midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është një nga ato interesa”, raporton Gardiani. 

Guvernatori i Floridës deklaroi se interesat vitale të SHBA-së janë mbrojtja e kufijve të SHBA-së,  mbështetja e ushtrisë amerikane, arritja e sigurisë dhe pavarësisë energjetike, si dhe përballja me sfidën e fuqisë ekonomike, kulturore dhe ushtarake të Kinës.

Administrata e Bajdeni i ka lëshuar "Ukrainës një çek virtual të zbrazët," shtoi De Santis. 

Sipas tij, SHBA-ja nuk duhet të dërgojë  raketa me rreze të gjatë veprimi apo aeroplanë luftarakë F-16 në Kiev, pasi një lëvizje e tillë e rrit rrezikun e luftës mes dy fuqive bërthamore, SHBA-së dhe Rusisë.

Ish-presidenti amerikan Donald Tramp ra dakord me guvernatorin e Floridës në lidhje me mbështetjen e mëtejshme amerikane për Ukrainën. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR