• e enjte, 26 dhjetor 2024

De Kro: Shpresoj në kompromis për Kornizën pa marrë parasysh nëse të gjithë liderët do të jenë në hapësirë ose jo

De Kro: Shpresoj në kompromis për Kornizën pa marrë parasysh nëse të gjithë liderët do të jenë në hapësirë ose jo

Bruksel, 1 shkurt 2024 (MIA) - Qëllimi i Samitit është që të sigurojmë mbështetje për Ukrainën dhe t'i mundësojmë që të blejë pajisje që të mbrohet dhe të paguajë paga, prandaj është shumë me rëndësi që të arrijmë marrëveshje të të gjitha vendeve anëtare dhe jam i sigurt se do të kemi sukses në këtë, deklaroi kryeministri belg dhe kryesues aktual me BE-në, Aleksander De Kro para Këshillit Evropian special të sotëm në të cilin temë kryesore është revizioni afatmesëm i Konrozës financiare shumëvjeçare të Unionit për periudhën 2021-2027, e cila, mes tjerash, përfshin edhe sigurim të mjeteve për mbështetje për Ukrainën. 

"Ne duhet të tregojmë unitet evropian, të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe të ofrojmë financim të cilin e meriton populli ukrainas ", deklaroi De Kro, duke shtuar se rishikimi i Kornizës nuk përfshin vetëm ndihmën për Kievin, por edhe mjetet për të mbështetur vendet partnere, për përballjen e tyre me migracionin dhe fatkeqësitë natyrore, si dhe për Fondin Evropian të Mbrojtjes.

Revizioni i buxhetit afatgjat të Unionit për periudhën 2021-2027 ishte temë edhe e Samitit të BE-së më 14 dhe 15 dhjetor vitin e kaluar, por liderët evropianë nuk arritën konsensus për miratimin e tij për shkak të kundërshtimit të Hungarisë. 

De Kro shfai shpresë se marrëveshja për revizionin megjithatë do të arrihet në Këshillin e sotëm pa dallim nëse të gjithë liderët "do të jenë në hapësirë ose jo", duke aluduar në Samitin e dhjetorit, kur kryeministrin hungarez Viktor Orban shkoi "të pijë kafe", përderisa kolegët e tij vendosnin për fillimin e bisedimeve të Ukrainës për anëtarësim në BE, me çka ai nuk e bllokoi vendimin edhe krahas kundërshtimit të shprehur. 

"Nuk ka zgjidhje tjetër, duhet të ketë konsensus të të gjitha 27 anëtarëve", shtoi De Kro.

Sipas tij, çështje tjetër me rëndësi për të cilën do të bëhet fjalë janë edhe protestat e bujqve përgjatë Evropës dhe shqetësimi i tyre i arsyetuar. 

"Ne duhet të sigurojmë që bujqit të marrin çmim të drejtë për produktet me cilësi të lartë që ofrojnë dhe të mos përballen me pengesa administrative", tha De Kro, duke përshëndetur vendimin e djeshëm të Komisionit Evropian për disa derogime nga rregullat e Politikës së Përbashkët Bujqësore.

Përndryshe, sot në Bruksel paralelisht me Samitin special të BE-së mbahen protestat e bujqve me bllokada në shumë pjesë të qytetit. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR