Dauti: Interpelanca e votuar sipas konkluzionit nënkupton shkarkimin tim apo veprim nën diktatin e së Majtës dhe VMRO-DPMNE-së
- Deputetja e Aleancës për Shqiptarët pjesë e "Frontit Evropian", Ilire Dauti në një deklaratë me shkrum për mediat thekson se interpelanca e votuar të premten e kaluar e dorëzuar nga e Majta, sipas konkluzionit të miratuar nënkupton shkarkimin e saj ose veprimin nën diktatin e së Majtës dhe VMRO-DPMNE-së.
Shkup, 13 janar 2025 (MIA) - Deputetja e Aleancës për Shqiptarët pjesë e "Frontit Evropian", Ilire Dauti në një deklaratë me shkrum për mediat thekson se interpelanca e votuar të premten e kaluar e dorëzuar nga e Majta, sipas konkluzionit të miratuar nënkupton shkarkimin e saj ose veprimin nën diktatin e së Majtës dhe VMRO-DPMNE-së.
"Interpelanca e votuar në Kuvend, siç është votuar konkluzioni, nënkupton shkarkimin tim ose veprimin tim nën diktatin e së Najtës dhe VMRO-së. E gjendur përballë zgjedhjes mes humbjes së pozitës së kryetarit të komisionit dhe veprimit nën diktat, sipas kushteve të vendosura nga e Majta dhe të propozuar si konkluzion nga Afrim Gashi, nuk kam asnjë dyshim se do të pranoj lirinë për të vepruar si deputete, siç kam bërë deri tani, lirishëm dhe në mënyrë të pavarur. Çdo qytetar duhet të jetë i tillë, pavarësisht diversitetit që kemi", thotë Dauti.
Interpelanca e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti, është dorëzuar në nëntor nga grupi parlamentar e "Majta”, pasi siç kanë sqaruar, me “sjelljen e saj të pandërgjegjshme, të papërgjegjshme, antikushtetuese dhe antiligjore” po pengonte Ligjin për branitellat duke mos e vendosur atë në rendin e ditës të Komisionit që ajo kryeson. Në deklaratën e saj të premten, Dauti ka vlerësuar se interpelanca ndaj saj është e pabazuar.
Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi edhe sot si dhe të premtën e kaluar përmes kumtesës sqaruarn se votimi për interpelancën e Dautit nuk ka pasoja juridikisht detyruese për shkarkim dhe nuk ka asnjë efekt juridik. Emërimet dhe shkarkimet, thonë nga Kabineti, rregullohen me procedura të tjera të veçanta të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën.
"Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancë plenare për ta trajtuar interpelancën për punën e deputetes Ilire Dauti, kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Seanca u mbajt në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjet në fuqi. Raportimet e mediave të caktuara që sugjerojnë se rezultati i votimit të interpelancës obligon shkarkimin e zonjës Dauti janë të pasakta. Theksojmë se vota e interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridike detyruese për shkarkim dhe nuk ka efekt juridik. Emërimet dhe shkarkimet rregullohen nëpërmjet procedurave të tjera të veçanta të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën", u theksua në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s