• e premte, 03 prill 2026

Dauti dhe Aziri takuan këshilltarët e lartë të ambasadës amerikane

Dauti dhe Aziri takuan këshilltarët e lartë të ambasadës amerikane

Shkup, 2 prill 2026 

Deputetët Ilire Dauti dhe Elmi Aziri, sot në ambientet e Kuvendit pritën këshilltarët e lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kelly R. McCaleb dhe Adrian Ismaili.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aletatët dhe mbështetësit më të mëdhej të popullit dhe vendit tonë, të perspektivës euro-atlantike dhe proceseve demokratike me interes për qytetarët.

Në takim u bisedua për sfidat me të cilat përballet vendi, zhvillimet politike dhe qëndrimet e Aleancës për Shqiptarët për të njëjtat. Përsëritëm qëndrimet tona se debllokimi i procesit eurointegrues është e vetmja rrugë për prosperitet dhe po aq e rëndësishme sa edhe kohezioni ndëretnik, stabiliteti, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Aleanca për Shqiptarët

QËNDRONI TË LIDHUR