• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dashtevski: Zgjedhjet do të kushtojnë 17 milionë euro, është legjitime dhe ligjore të punohet edhe me gjashtë anëtarë

Dashtevski: Zgjedhjet do të kushtojnë 17 milionë euro, është legjitime dhe ligjore të punohet edhe me gjashtë anëtarë

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Aleksandar Dashtevski sonte theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të kushtojnë 17 milionë euro. Ai shtoi se kanë kërkuar më shumë mjete, por beson se edhe kjo shumë do të jetë e mjaftueshme që më sukses të realizohen zgjedhjet.

Gjatë pjesëmarrjes në TV 21, ai ka theksuar se një pjesë e mjeteve do t'u ndahen mediave, konkretisht partive për reklama zgjedhore. Siç tha ai, 40 për qind e parave shkojnë për partinë më të madhe opozitare, ndërsa 45 për qind për partinë më të madhe në pushtet.

"Konform ligjit, 40 për qind e parave shkojnë për partinë më të madhe opozitare, 45 për qind për partinë më të madhe që është në pushtet, shtatë për qind për partitë që kanë përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe tre për qind për partitë e tjera që nuk ka përfaqësues në Kuvend. Ata pastaj merren vesh, duhet të kenë marrëveshje se në cilin medium sa kohë do të reklamohen", sqaron Dashtevski.

I pyetur nëse zgjedhjet do të mbahen pa probleme me faktin që mungon një anëtar i KSHZ-së, Dashtevski tha se kjo është ekskluzivisht në kompetenca të Kuvendit, por sipas ligjit, “KSHZ mund të punojë nëse ka shumicë”.

"Kjo do të thotë se nëse janë gjashtë anëtarë mund të funksionojë pa probleme dhe ligjërisht. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mund të punojë edhe me katër anëtarë. Neve na takon t'i realizojmë zgjedhjet. Ne kemi një përbërje me përvojë, disa anëtarë janë tashmë në mandatin e dytë, ndërsa disa kanë tre mandate. Për mua ky është mandati i dytë por jo në kontinuitet. Jemi të gatshëm për zgjedhje. Nëse zgjidhet anëtari, mirë, nëse nuk zgjidhet, është legjitime dhe ligjore të punohet me gjashtë anëtarë", shtoi Dashtevski.

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR