• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dashtevski: Më 25 janar Gjykata Administrative do të debatojë për padinë e nënkryetares të KSHZ-së, Shehu për zgjedhjen e përbërjes së KKZ-së dhe KZ-së

Dashtevski: Më 25 janar Gjykata Administrative do të debatojë për padinë e nënkryetares të KSHZ-së, Shehu për zgjedhjen e përbërjes së KKZ-së dhe KZ-së

 Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Më 25 janar Gjykata Administrative do të debatojë për padinë që nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Ditmire Shehu e dorëzoi pasi anëtarët e Komisionit nuk e miratuan udhëzimin me të cilin ajo ka kërkuar që përbërja e Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) dhe Këshillave Zgjedhor (KZ) të zgjidhet sipas numrit të përgjithshëm të popullsisë nga regjistrimi i vitit 2021. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në një intervistë për MIA-n tha se janë ftuar në debat në Gjykatën Administrative dhe se anëtarët e KSHZ-së janë udhëhequr nga ligji dhe rekomandimi i Entit Shtetëror të Statistikave, që anëtarët e KKZ-së dhe KZ-së të zgjidhen nga popullata që jeton në vend.

"Ne vepruam ashtu siç menduam se duhej të vepronim dhe nuk u miratua ai udhëzim. Sipas kësaj, ajo kërkoi në bazë të nenit 34g votim me konsensus dhe në atë votim vendimi ishte sërish i njëjtë. Nuk kishte konsensus, kështu që një mundësi tjetër në nen është padia administrative. Meqenëse afatet janë të shkurtra, a nuk po afrohen zgjedhjet, duhet të merret një vendim shpejt, ajo tashmë e ka dorëzuar dhe kemi një ftesë më 25 të këtij muaji për të marrë pjesë në debat në Gjykatën Administrative. Normalisht unë do të shkoj sepse, tanët, shërbimi juridik as nuk ka qenë këtu për ta sqaruar këtë", tha Dashtevski.

Në intervistë ai sqaron se mbi bazë të së cilës metodologji zgjidhen anëtarët e këtyre organeve zgjedhore.

"Ne kemi verpuar sipas ligjit. Do të thotë metodologjia për zgjedhjen e anëtarëve të KKZ-së dhe KZ-së ishte e njejtë edhe pas regjistrimit të fundit dhe rekomandimi të Entit të Statistikave është që edhe tani pas këtij regjistrimi të vitit 2021 gjegjësisht nga popullsia rezidente, e jo njerëz do të thotë që nuk janë rezidentë. .Sipas kësaj të zgjidhen. Ne kemi qëndruar në atë zgjidhje, ndërsa ajo kërkoi  sipas regjistrimit të konsiderohen edhe ata që nuk jetojnë në Republikën e Maqedonisë, kështu që besoj se... nuk do të doja të paragjykoja se çfarë do të vendosë Gjykata Administrative. Tjetër është se sipas ligjit duhet konsensus para votimit dhe ajo e ka kërkuar pas votimit", tha Dashtevski. qa

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR